Lirohen 49 shtetasit turq të rrëmbyer nga xhihadistët e ISIS-it
Dyzet e nëntë qytetarë turq, të mbajtur peng që prej muajit qershor nga xhihadistët e Shtetit Islamik në Irak u liruan dhe u kthyen sot në mëngjes në gjendje të mirë shëndetësore në Turqi, njoftoi kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.
“Sot jemi njoftuar për lirimin e qytetarëve tanë dhe kemi mundësuar kthimin e tyre në Turqi”, deklaroi Davotoglu gjatë një deklarate televizive, pa dhënë detaje për kushtet e lirimit.
Të 49 shtetasit turq ishin marrë peng më 11 qershor gjatë pushtimit së konsullatës së përgjithshme të Turqisë në Mosul nga luftëtarët e Shtetit Islamik në ofensivën e tyre në veri të Irakut.
Mes tyre bëjnë pjesë konsulli i përgjithshëm dhe bashkëshortja e tij, disa diplomatë dhe fëmijët e tyre, si dhe anëtarë të forcave speciale turke.
”Kontaktet tona janë intensifikuar në mesnatë dhe pengjet janë kthyer në vendin e tyre rreth orës 02:00 GMT. Ne i kemi ndjekur këto zhvillime gjatë gjithë natës dhe kemi informuar presidentin, Recep Tayyip Erdogan. Këto zhvillime na mbushin me gëzim”, deklaroi Davutoglu