Kronika

Lirohet Henri Çili, Gjykata e Përmetit e lë në detyrim paraqitje

Botuesi Henri Çili është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Përmetit duke e lënë në detyrim paraqitje. Çili do të paraqitet një herë në muaj para Gjykatës, pasi gjyqtarët e çështjes kanë rrëzuar akuzat e prokurorit duke i konsideruar si të paligjshme.

Ndërkohë vijon seanca për masat e arresit për 29 të arrestuarit e tjerë në kuadër të operacionit “Mezhgorani”.

Çili dhe dy avokatët e tij u paraqitën mbrojtjen në seancë ku theksohej se botuesi kishte një studio ligjore për ndërmjetësime, lobime dhe procese gjyqësore.

Avokati Ardian Visha tha se dy akuzat për Çilin, mashtrim dhe ndikimi i paligjshëm tek një zyrtar i lartë i drejtësisë nuk mund të qëndronin bashkë sidomos kjo e dyta që nuk mund të ngrihej ndaj Çilit si pronar i një studioje ligjore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button