🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.99 ▲4.86%
ARI 4,694 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,331 ▼ -2.78% ETH $2,042 ▼ -3.2% XRP $1.3082 ▼ -2.44% SOL $78.7900 ▼ -5.55%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.99 ▲4.86 % ARI 4,694 ▼2.47 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.99 ▲4.86 % ARI 4,694 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Sporti

Liverpul, kampion i botës për klubet, triumfon ndaj Flamengos 1 : 0

Liverpuli ia ka dalë, në përpjekjen e dytë, teksa ka dështuar para 14 vjetësh në finale përballë Sao Paolos, të sigurojë titullin e kampiones së botës për klubet, duke fituar minimalisht në finalen e së shtunës, ndaj një tjetër kundërshtareje braziliane, Flamengos. Në fakt, pjesa e parë e kësaj ndeshjeje ka nisur interesante, teksa anglezët e synojnë menjëherë portën e brazilianëve, duke patur edhe disa raste të volitshme për shënim. Por ca për pasaktësi në finalizim, e ca për mungesë fati, skuadra e trajnerit Jurgen Klop nuk do ta gjejë dot rrugën e rrjetës, ndonëse e kërkoi atë me ngulm në 10 minutat e para. Por Flamengo i bëri ballë furisë së fillimit të anglezëve dhe gradualisht e zhvendosi lojën në mesfushë, aty ku do të luhej edhe gjysmëora e mbetur e pjesës së parë, teksa brazilianët synuan më tepër shkatërrimin e aksioneve sulmuese të kundërshtarit dhe goditjen me kundërsulm. Për rrjedhojë, pjesa e parë do të mbyllet me rrjeta të paprekura, ndërsa e njëjta tablo do të shpaloset edhe në atë të dytën. Por në minutat shtesë, stadiumi do të mbajë frymën, pasi gjyqtari do të akordojë fillimisht një 11-metërsh në favor të Liverpulit, për një ndërhyrje të parregullt të presupozuar në dëm të Manesë në hyrje të zonës. Por, pas konsultimit me Sistemin e Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR), kryesori vendas, Al-Xhasim, e anulon vendimin e tij dhe loja u drejtohet kështu dy kohëve shtesë, nga 15 secila. Dhe në çerekorën e parë, Liverpuli do të gjejë golin e epërsisë pikërisht me një brazilian, Firminjon, i cili mposht pas 99 minutash qëndresën e bashkatdhetarëve të tij.

Anglezët arrijnë ta mbrojnë këtë epërsi minimale përtej përpjekjeve të brazilianëve dhe Liverpuli arrin kështu t’i shtojë titullit të kampiones së Evropës edhe atë të kampiones së botës për klubet. Sikundër çdo veprimtari madhore sportive, kombëtare apo ndërkombëtare, edhe finalja e madhe midis Liverpulit dhe Flamengos, por edhe dueli për vendin e 3-të dhe të 4-t, midis Al-Hilalit të Arabisë Saudite dhe Monterreit të Meksikës, ku amerikanolatinët ngadhënjyen pas goditjeve nga pika e bardhë, teksa koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2, u sollën të shtunën për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.