☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 24 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.76%
NAFTA 84.96 ▼2.41%
ARI 4,705 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $78,920 ▲ +1.95% ETH $2,475 ▲ +1.08% XRP $1.4768 ▼ -1.59% SOL $96.5900 ▲ +1.54%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 84.96 ▼2.41 % ARI 4,705 ▲0.51 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 84.96 ▼2.41 % ARI 4,705 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
24 Aug 2026
Breaking
Bota

LONDËR – Postet kryesore në qeverinë e Boris Johnson

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, i cili mbledh këtë të enjte për herë të parë kabinetin e tij qeverisës, ka formuar një ekip me qëndrime shumë të djathta dhe pro-Brexit për postet kryesore.

Ja postet kryesore të qeverisë së tij që numëron 33 anëtarë:

Sajid Javid

Ish-ministrit të Brendshëm të Theresa May, Sajid Javid, 49 vjeç, i besohet posti i ministrit të Financave, post strategjik ndërsa vendi po shkon drejt Brexit, që në rast largimi pa marrëveshje pritet të shkaktojë luhatje të forta ekonomike.

Dominic Raab

Ky ultra-liberal, 45 vjeç, emërohet ministër i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministër. Aktivist i flaktë i largimit nga BE-ja, ish-avokat i specializuar në të Drejtën Ndërkombëtare.

Michael Gove

Ky euroskeptik, 51 vjeç, luajti një rol garantues për mbështetësit e Brexit në qeverinë May.

Priti Patel

Avokate e flaktë e Brexit, kundër martesave gay,  Priti Patel, 47 vjeçe, u emërua ministre e Brendshme.

Jacob Rees-Mogg

Emërohet ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Jacob Rees-Mogg, 50 vjeç. Ai renditet në mesin e deputetëve euroskeptikë.

Matt Hancock

Ish-ekonomist i Bankës së Anglisë, Matt Hancock, 40 vjeç një nga figurat në ngjitje të konservatorëve, mban Ministrinë e Shëndetësisë, një post që ai mban që në qeverinë e Theresa May.

Amber Rudd

E zgjedhur deputete në 2010 pas një karriere në financë dhe në gazetarinë ekonomike, ajo shoqëroi Theresa May në ngjitjen e saj në pushtet.

Andrea Leadsom

Ajo u u emërua ministre e Bizneseve, Energjisë dhe Strategjisë industriale.

Elizabeth Truss

Pro-Brexit “Liz” Truss, 43 vjeçe, sekretarja e Shtetit për Thesarin e qeverisë May.

Jo Johnson

Vëllai i Boris Johnson, Jo Johnson, 47 vjeç, propagandoi që Britania e Madhe të mbetet në Bashkimin Europian dhe kërkon një referendum të dytë. Ai u emërua sekretar Shteti në Ministrinë e ngarkuar për Biznesin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.