☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,662 ▲ +1.51% ETH $2,257 ▲ +1.13% XRP $1.2565 ▲ +1.24% SOL $96.0700 ▲ +1.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

​“Mbrojtja e konsumatorit”, MINTI: Mbi tre mijë inspektime dhe 600 mijë euro gjoba për gjashtë muaj

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë , Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) gjatë vitit 2026 ka shënuar progres të rëndësishëm në forcimin e mbikëqyrjes së tregut dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve. Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, në shkurt të vitit 2026, MINTI i ka kushtuar rëndësi të veçantë rritjes së efikasitetit të inspektimeve, forcimit të kontrollit të tregut dhe adresimit të shpejtë të ankesave të qytetarëve.

Sipas njoftimit, vetëm gjatë pjesës së parë të vitit 2026, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka realizuar mbi 3,000 inspektime në fusha të ndryshme, përfshirë tregun e derivateve të naftës, sigurinë e përgjithshme të produkteve, mbikëqyrjen e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorit. Po ashtu, janë realizuar mbi 250 inspektime për verifikimin e përmbushjes së kushteve minimale teknike nga operatorët ekonomik.

“Në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve, gjatë kësaj periudhe janë adresuar mbi 600 ankesa, ndërsa IQMT ka zhvilluar edhe aksione të përbashkëta me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës (AMK) dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV)”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se efikasiteti i shtuar në mbikëqyrjen e tregut është reflektuar edhe në masat ndëshkuese. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shqiptimi i gjobave është rritur për 33.33%.

“Gjatë pjesës së parë të vitit 2026 janë shqiptuar afërsisht 600 mijë euro gjoba për shkelje të ndryshme të evidentuara gjatë inspektimeve, përfshirë mospërputhjen e çmimeve raft–arkë, tregtimin e produkteve pa deklaracion, ushtrimin e veprimtarisë pa regjistrim në ARBK, përdorimin e mjeteve matëse me afat të skaduar të vlefshmërisë, mosrespektimin e afateve të përcaktuara në procesverbalet e inspektimit, tregtimin e produkteve me afat të skaduar, si dhe vendosjen në treg të produkteve që nuk janë në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas MINTI-t, me qëllim të adresimit të drejtpërdrejtë të problematikave që prekin qytetarët, IQMT ka zhvilluar aksione të veçanta inspektuese në fusha me interes të veçantë publik. Ndër temat e trajtuara kanë qenë çmimet e derivateve të naftës, njehsorët elektrikë, kriptovalutat, veprimtaria e qendrave të masazhit dhe lokaleve të natës, produktet e qumështit, shitja e cigareve elektronike në afërsi të shkollave fillore, parkingjet private të paregjistruara në ARBK, si dhe çështje të tjera të ngritura nga konsumatorët e Republikës së Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.