Te ndryshme
Makina më e shtrenjtë në botë, në rrugët e Parisit
Në rrugët e Parisit po shëtit ajo që mund të jetë makina më e shtrenjtë në botë: Lamborghini Aventador e larë në ar.
Në prag të nisjes së Javës së Modës në kryeqytetin francez, makina që ka një vlerë rreth 7.5 milionë dollarë është parë e parkuar jashtë hotelit Plaza Athenee, në luksozen Avenue Montaigne.
Mendohet se ashtu si të gjitha supermakinat e tjera që shihen nëpër rrugët e qyteteve europiane, edhe ky Lamborghini është pronë e një pasaniku arab.
Ky model ka 25 kilogramë ar dhe është dizenjuar nga inxhinieri gjerman Robert Gülpen.