☁️
Tiranë 13°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 96.09 ▲3.93%
ARI 5,028 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,259 ▲ +1.03% ETH $2,327 ▲ +3.44% XRP $1.5305 ▲ +3.1% SOL $94.4600 ▲ +0.84%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.09 ▲3.93 % ARI 5,028 ▲0.51 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.09 ▲3.93 % ARI 5,028 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Opinion

Makthi që ka Berisha nëse e ka bindur PD që është pronë private e tij

Nga Mero Baze

Gjëja më e shtrenjtë për Berishën tani është të gjejë se kush mund të jetë një kandidat përballë tij. Nuk është se i duhet për të zbukuruar garën dhe as për të treguar formalisht se ka dhe të tjerë përballë tij që duan të drejtojnë PD. Ka 35 vjet që i provon këto formalitete dhe nuk i bëjnë më përshtypje.

Tani ai nuk e ka më me kandidatin formal, as me ndonjë emër konkret, as me ndonjë identikit konkret që duhet të garojë. Po të ishte ashtu, me avancimin që ka inteligjenca artificiale, ai mund të porosiste një kandidat si Diella duke i futur gjithë cilësitë perfekte që duhet të kishte kryetari i PD dhe konkurronte me atë.

Por nuk e shqetëson gara në vetvete, por makthi se mos ka në PD ende ndonjë njeri që do garë.

Kjo është ajo që e lë shpesh pa gjumë.

Beteja e tij e fundit në PD ishte me Lulzim Bashën, me dikë që ai e vuri formalisht kryetar për të qenë vetë. Për vite të tëra kishte një rregull të pashkruar, por kulmi arriti kur ai një ditë i tregoi derën dhe i tha: unë jam kryetar. U deshën plot katër vjet t’i merrte vulën dhe selinë dhe pesë vjet t’i merrte faqen e Facebook-ut.

Beteja kundër tij ka qenë shumë herë më e fortë se beteja për të marrë pushtetin. Për herë të parë atij i është dashur të luftojë edhe me vare dhe qysqi për të marrë selinë.

Tani, pasi ka caktuar 23 Majin si ditë të rizgjedhjes së tij të përjetshme, i vetmi kuriozitet që ka është nëse dikush brenda partisë ka akoma guxim të kandidojë. Qoftë edhe sikur të jetë i qartë që do kandidojë fals dhe nuk ka asnjë ambicie. Ideja që dikujt i shkon në mendje qoftë edhe për një minutë se PD mund të jetë edhe parti e tij, e turbullon.

I intereson vetëm të dijë: a ka bërë mjaftueshëm punë dhe a ka treguar mjaftueshëm vepra që as mos t’u shkojë mendja të jenë edhe kandidatë fals? Për këtë është i interesuar.

Deri më 23 Maj, edhe pse të gjithë nuk kanë interes pasi e dinë që do të jetë përsëri kryetar, ai është i shqetësuar se mos dikujt i shkon në mendje të jetë kandidat. Jo se do mund atë, por se tregon se ende nuk i ka mundur të gjithë ata që mendojnë se mund të jetë edhe një tjetër kryetar. I duket sikur ka luftuar kot 35 vjet kundër çdo gare në PD.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.