☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.13 ▲4.01%
ARI 4,705 ▼2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,838 ▼ -1.25% ETH $2,071 ▼ -0.81% XRP $1.3188 ▼ -1.15% SOL $78.5200 ▼ -5.09%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.13 ▲4.01 % ARI 4,705 ▼2.24 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.13 ▲4.01 % ARI 4,705 ▼2.24 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Malajzianët e Petronas do të blejnë aksionet e Statoil në TAP

statoilKompania shtetërore energjetike e Malajzisë është duke marrë në konsideratë blerjen e aksioneve të Statoil në gazsjellësin TAP që do të sjell gaz nga pellgu i Kaspikut në Evropë.

Petroliam Nasional Bhd, i njohur gjithashtu si Petronas, mund të blejë 20 për qind të aksioneve që kompania më e madhe norvegjeze e energjisë (Statoil) kishte në këtë projekt. Sipas portalit ekonomik të lajmeve “Bloomberg” nuk ka ende asnjë vendim përfundimtar pasi blerja e aksioneve ishte ende në fazën e negocimit.

Burimet thonë se, Statoil mund të shesë më shumë se, 15.5 për qind të aksioneve në fushën e gazit Shah Deniz në Azerbajxhan për Petronas në rreth 2 250 000 000 dollar gjatë muajit tetor. Statoil, e cila ka braktisur objektivat e rritjes nëpërmjet planeve të investimit që nga viti 2010 ka shitur pasuritë për më shumë se, 22 miliardë dollarë.

Nga 2018 pritet që 870 kilometra e gazsjellësit TAP (541 milje) do të japë fillimisht 10 miliardë metra kub gaz në vit nga fusha Shah Deniz përmes Greqisë dhe Shqipërisë për në Itali. Tubacioni, i cili duhet përfundimisht të jetë në gjendje për të ofruar 20 bcm gaz në vit, do të lidhet me TANAP, një tubacion që do të shtrihet 1,841 kilometra në Turqi.

Aksionarët e tjerë TAP përfshijnë BP PLC dhe SOCAR, që secili të mbajë 20 për qind, si dhe Fluxys Belgjikë me 19 për qind, ENAGAS SA të Spanjës me 16 për qind dhe Axpo me pesë për qind.

Një zëdhënëse për TAP nuk pranoi të komentojë me e-mail për ndryshimet e mundshme në aksionet në këtë projekt. Përfaqësues për Statoil dhe Petronas nuk iu përgjigjen menjëherë kërkesës për komentin që Bloomberg kërkoi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.