☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.28 ▼1.84%
ARI 4,820 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,597 ▲ +0.53% ETH $2,156 ▲ +2.11% XRP $1.3553 ▲ +0.84% SOL $81.7100 ▼ -1.96%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.28 ▼1.84 % ARI 4,820 ▲0.14 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.28 ▼1.84 % ARI 4,820 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
02 Apr 2026
Breaking
Politika

“Mandati i tretë, fitorja më e vështirë”, Rama: Detyra jonë të punojmë për mandatin e 4-t

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, se “detyra jonë është të bëjmë të pamundurën për t’ia dalë të rikonfirmohemi përsëri pas 4 vitesh”.

Kryeministri bëri një retrospektivë të ardhjes së PS-së në qeverisje, ndërsa theksoi se fitorja e mandatit të tretë është fitorja më e vështirë për ta merituar.

“Ne ishim dikur një opozitë e dalë nga një palë zgjedhje dërrmuese. PD u rikthye në qeveri me vota, pasi ishte larguar 8 vjet më parë mes zjarrit të një kryengritjeje popullore. Ishte një parti që vuante humbjen demoralizuese, pasojë e përçarjes së egër, fryrjes nga dhjami i pushtetit, shurdhimit nga zëri i njerëzve të zakonshëm dhe sfilitjes nga lufta e brendshme e cila qe kthyer në skenën e një telenovele shpërfillëse. Një forcë pa disiplinë dhe orientim, e çoroditur dhe besimhumbur”, tha Rama.

Ne, vijoi ai, u ngritëm me vështirësi duke u përpjekur shumë për t’u kthyer në krye të vendit si një alternativë e re qeverisëse.

“Nuk ia dolëm dot që në provën e parë. Humbëm me një diferencë milimetrike. Historia e atyre zgjedhjeve është e njohur. Ne arritëm të ngremë një makineri elektorale të fuqishme, të ndërtojmë një skuadër përfaqësuese duke e harmonizuar me energji të reja, të krijojmë frymë fituese me vizion dhe program pozitiv për Shqipërinë”, tha Rama.

Rama kujtoi se “PS fitoi mandatin e parë, u konfirmua në të dytin dhe si askush më parë në historinë e Shqipërinë u rikonfirmuam këtë vit për të 3 mandat radhazi”.

“Kjo është fitorja më e vështirë. Thjesht fakti që jemi ne të parët që arrijmë flet vetë për vështirësinë e kësaj fitoreje, por kjo është edhe fitorja jonë më e vështirë për t’u merituar”, tha Rama.

Herën e katërt, tha ai, “do ta kemi më të vështirë se të tretën, por ama nuk e luan topi që detyra jonë ndaj të gjithë atyre që na besuan dhe vetë Shqipërisë që kemi nderin e jashtëzakonshëm të udhëheqim është të bëjmë të pamundurën për t’ia dalë të rikonfirmohemi përsëri pas 4 vitesh”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.