Rajoni

Maqedoni-Greqi, ofensivë për çështjen e emrit

Faktori ndërkombëtar mund të intensifikojë trysninë diplomatike për arritjen e një kompromisi mes Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin e emrit.

Burime të Qeverisë së Shkupit kanë konfirmuar se ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit Methju Nimic do të vizitojë Maqedoninë në fund të nëntorit.

Qëllimi kryesor është që të dyja vendet të arrijnë marrëveshje dhe të tërhiqet vetoja greke rreth anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, në Samitin e Aleancës në korrik të vitit të ardhshëm. Përfaqësuesi i lartë te Departamentit të Shtetit Hojt Brajan Ji, i cituar nga DW, mendon se zgjidhja e problemit te emrit është më afër se kurrë.

Edhe pse mbetet ende shumë punë për t’u bërë, përkushtimi në Greqi dhe Maqedoni është në nivelin më të lartë, mendon diplomati amerikan. Disa ditë më parë ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias tha se 2018 do të jetë viti në të cilin pritet të zgjidhet çështja e emrit. Gjithashtu Kryeministri Zoran Zaev thotë se Maqedonia duhet patjetër të jetë e përgatitur për një hap para për emrin, duke vlerësuar se tani ka gjasa më të mëdha që të gjendet zgjidhje me Greqinë.

Por zgjidhjes se problemit janë edhe partitë shqiptare. Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi thotë se kjo parti është e gatshme që ta japë kontributin e saj për zhbllokimin e situate, e po ashtu Aleanca për Shqiptarët tha do ta përkrahë konceptin e konsensusit apo referendumit për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Eksperti i i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në universitetin e Shkupit, Denko Malevski vlerëson se Maqedonia ndodhet në një situatë shumë të volitshme e se duhet ta shfrytëzojë rastin për të zhbllokuar kësisoj edhe procesin e anëtarësimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button