☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 19 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 81.78 ▲0%
ARI 4,019 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1435 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 93.7196 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3743 EUR/TRY 53.9584 EUR/JPY 185.76 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1435 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 93.7196 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3743 EUR/TRY 53.9584 EUR/JPY 185.76 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $64,436 ▼ -0.42% ETH $1,863 ▲ +0.2% XRP $1.0935 ▼ -0.07% SOL $75.9500 ▲ +0.66%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲0 % ARI 4,019 ▲0 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲0 % ARI 4,019 ▲0 %
EUR/USD 1.1435 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 93.7196 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3743 EUR/TRY 53.9584 EUR/JPY 185.76 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1435 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 93.7196 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3743 EUR/TRY 53.9584 EUR/JPY 185.76 EUR/CAD 1.6030
19 Jul 2026
Breaking
Politika

Marrëveshje SHBA-Shqipëri për partneritetin strategjik

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati është pritur sot në një takim nga Sekretari i Shtetit në SHBA, John Kerry. Takimi është mbajtur sot rreth orës 09:30 me orën lokale në Uashington.

Në përfundim të këtij takimi, Kerry mbajti një deklaratë për mediet ku theksoi se, Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u anëtarësuar sa më shpejt në BE. Gjithashtu, Sekretari i Shtetit në SHBA bëri të ditur se mes dy vendeve është nënshkruar një marrëveshje për partneritetin strategjik.

Deklarata e John Kerry:
Shqipëria është një mike dhe partnere e fortë e NATO-s. Ajo bashkëpunon ngushtë me SHBA dhe me partnerët e tyre në një numër frontesh të ndryshme. Sot do të kemi kënaqësinë të nënshkruajmë marrëveshjen SHBA-Shqipëri për partneritetin strategjik, që është një përpjekje për të bashkëpunuar më plotësisht për interesin tonë të përbashkët lidhur me luftën kundër terrorizmit, për sigurinë në rajon, kundër ISIS dhe nisma të tjera.
Vitin e kaluar në Uells, pata rastin të takohem me Kryeministrin Edi Rama, ku ne diskutuam për shumë nga këto probleme dhe sot ne do ta vazhdojmë këtë diskutim. Shqipëria ka ndihmuar shumë në transferimin e njerëzve të grupit të rezistencës iraniane MEK dhe në çështje të tjera. Ne e mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ata janë në rrugën për të bërë gjërat e nevojshme për këtë anëtarësim.
Ne jemi gjithashtu të kënaqur që Shqipëria ka rënë dakord të bëhet mikpritëse e takimit ministerial për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Kjo ka rëndësi për të gjithë, duke patur parasysh njoftimet lidhur me aktet në të cilat është angazhuar ISIS. Ne po punojmë gjithashtu në përpjekjet e përgjithshme rajonale lidhur me luftën kundër ISIS dhe bashkëpunimi i Shqipërisë si anëtare e koalicionit ka qenë absolutisht i rëndësishëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.