🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,588 ▼ -0.44% ETH $2,053 ▼ -1.45% XRP $1.3099 ▼ -0.69% SOL $79.3000 ▲ +0.87%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kosova

Masakër në Prizren, 3 të vdekur

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Prizren afër spitalit të qytetit, ku një person ka shtënë me armë zjarri duke vrarë tre shtetas. Policia është vënë në kërkim të dy të dyshuarve, të cilët mendohet se janë përgjegjës për krimin makabër.

“Ende nuk dihet për motivet e krimit. Policia dhe hetuesit janë shpërndarë në kërkim të dy të dyshuarve. Gjithashtu jemi duke shikuar kamerat e sigurisë të cilat janë vënë në atë zonë për të parë nëse mund të marrim ndonjë informacion të rëndësishëm”, ka thënë Zëdhënësi i policisë në Komunën e Prizrenit.

Mësohet se viktimat e vrasjes së trefishtë sot në Prizren janë personat me inicialet F. Shishko, H. Thaçi dhe B Ersoj, të gjithë nga Prizreni.

Sipas RTK-së në vendin e ngjarjes kanë ngelur gëzhojat e fishekëve të cilat sipas policisë janë të dy kalibrave të ndryshëm, kallashnikov dhe pistoletë. Ende policia nuk i ka bërë të ditur motivet e kësaj vrasje makabër, ndonëse ka një pistë hetimi, ndërsa personat të cilët e kanë kryer këtë akt të rëndë janë në arrati.

Ndërkohë, burime të Express, kanë treguar se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrjeje mes të përfshirëve. Njëri nga autorët, sipas këtyre burimeve, para rreth një muaji e gjysmë është rrahur nga viktimat.

Gjithashtu sipas këtij burimi, njëri prej të dyshuarve, edhe më parë ka kryer vrasje. Ai ka vuajtur një dënim me burg në Gjermani, për vrasje të dyfishtë atje. Sikurse viktimat, ashtu edhe vrasësit thuhet se janë nga qyteti i Prizrenit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.