🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,592 ▲0.15%
DOW 46,483 ▼0.05%
NASDAQ 21,954 ▲0.34%
NAFTA 112.32 ▲0.7%
ARI 4,692 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,337 ▲ +3.7% ETH $2,145 ▲ +5.54% XRP $1.3456 ▲ +4.33% SOL $82.4300 ▲ +4.43%
S&P 500 6,592 ▲0.15 % DOW 46,483 ▼0.05 % NASDAQ 21,954 ▲0.34 % NAFTA 112.32 ▲0.7 % ARI 4,692 ▲0.25 % S&P 500 6,592 ▲0.15 % DOW 46,483 ▼0.05 % NASDAQ 21,954 ▲0.34 % NAFTA 112.32 ▲0.7 % ARI 4,692 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Masakra në Florida, FBI: Vrasësi u radikalizua në internet

Sulmi ndaj klubit të natës “Pulse” në Orlando i kushtoi jetën 49 personave, ndërsa me dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Autoritetet amerikane bënë me dije se vrasësi Omar Mateen ju zotua për besnikëri Shtetit Islamik para se të kryente masakrën më të rëndë në historinë amerikane. Tragjedia përfundoi kur policia ndërhyri në klubin ku Mateen mbante pengje dhe e eliminoi atë fizikisht.

Presidenti amerikan Obama tha se hetimi po e trajton ngjarjen si një sulm terrorist, megjithëse nuk ka ende prova të qarta që Omar Mateen të jetë drejtuar nga Shteti Islamik.

Në të njëjtin kuadër, drejtori i FBI-së, James Comey tha se ka tregues radikalizimi dhe frymëzimi nga organizatat e huaja terroriste. Madje ai u shpreh se FBI mendon se vrasësi u radikalizua të paktën pjesërisht përmes internetit. Më herët babai i vrasësit tha se Omar Mateen kishte shumë urrejtje në zemër, por duke hedhur poshtë sugjerimet se masakra kishte arsye fetare.

Ish gruaja e Mateen po ashtu deklaroi për mediat se ai kishte probleme psikologjike dhe ishte një njeri i dhunshëm.

Por autoritetet amerikane duket se mendojnë se pavarësisht këtyre probleme, ishte radikalizimi ekstremist që e shtyu të hidhej në veprim. Pas zbulimit se Mateen ishte intervistuar nga FBI në vitet 2013-14, kjo e fundit tha se nuk kishte asnjë provë që të vazhdonte hetimet ndaj tij.

Omar Mateen i bleu ligjërisht armët që përdori në sulm përpara pak ditësh dhe mediat kanë nisur të ngrënë pyetjen pse një individ kaq i trazuar sa ai, diçka e pranuar nga familja, miqtë dhe kolegët e tij, u lejua që të zotëronte armë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.