🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,102 ▲ +0.17% ETH $2,052 ▼ -0.57% XRP $1.3118 ▼ -0.53% SOL $80.2100 ▲ +0.15%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

Mbahet forumi për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë-Maqedoni e Veriut

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Maqedonisë së Veriut në koordinim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, kanë organizuar Forumin Konsultativ rreth Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis këtyre dy shteteve, raporton Anadolu Agency (AA).

Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut financohet nga BE-ja përmes Instrumentit të Asistencës së Para – Aderimit (IPA) ndërsa mbulon periudhën kohore 2014 – 2020.

Gjatë këtij forumi konsultativ është prezantuar IPA 2 si dhe konteksti i bashkëpunimit ndërkufitar dhe lidhja e tij me prioritetet për thirrjen e radhës për propozime që mbulojnë alokimet financiare të viteve 2018, 2019 dhe 2020.

Elbert Krasniqi, ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, tha se Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar midis dy shteteve, i financuar nga BE-ja është shembulli më i mirë i këtij bashkëpunimi në të gjitha nivelet.

Krasniqi tha se përtej rezultateve të arritura nga 14 projektet e implementuara deri më tani midis dy vendeve, thellimi i këtij bashkëpunimi është rezultat i përbashkët.

“Sot në këtë forum konsultativ, falë mbështetjes nga BE-ja, jemi mbledhur për të diskutuar mundësinë e radhës për financimin që ofron ky program përmes lidhjes e pastaj për të implementuar projekte me objektiva të qarta në turizëm dhe ambient”, theksoi Krasniqi.

Ai tha se komunave në të dyja anët e kufirit, u mbetet që problemet me të cilat ballafaqohen, t’i kthejnë në ide dhe projekte të përbashkëta në kuadër Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar.

Goran Milevski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut tha se bashkëpunimi rajonal në nivel komunal është shumë i dobishëm dhe Kosova me Maqedoninë e Veriut kanë krijuar partneritet nga vitin 2010, filloi Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar.

Ai tha se deri më tani në kuadër të programit janë financuar 14 projekte të përbashkëta me vlerë prej 4.8 milionë eurove, prej të cilave 12 janë përfunduar plotësisht dhe dy janë ende në zbatim.

“Ajo që është e rëndësishme për të cilën duam të flasim sot është faza finale e thirrjes për projekte të reja, të cilën duam ta ndajmë me kryetarët e komunave, e cila do të publikohet deri në fund të këtij muaji. Vlera e kësaj thirrjeje është rreth 3 milionë euro, të cilat do t’u shpërndahen institucioneve dhe komunave të të dyja vendeve”, tha Milevski.

Në konferencë u bë e ditur se tema e kësaj thirrjeje ka të bëjë me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, mbrojtjen e mjedisit, përmirësimin e menaxhimit të ndryshimit klimatik dhe parandalimin e rreziqeve natyrore.

Menaxheri i Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar nga Zyra e BE-së, George Papagiannis tha se për bashkëpunimin Kosovë-Maqedoni e Veriut, BE-ja ka ndarë fond prej 8.5 milionë eurosh përmes të cilit janë kontraktuar 14 projekte, 9 prej tyre kanë qenë për komunat.

Përpos dy ministrave të qeverisjeve lokale nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, në këtë takim morën pjesë edhe dhjetëra kryetarë të komunave afër kufirit nga të dyja shtetet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.