☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,815 ▼ -0.18% ETH $2,239 ▼ -0.2% XRP $1.1631 ▼ -1.53% SOL $89.6700 ▼ -0.65%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Sporti

Mbyllet java e 30-të në Kategorinë e Parë, fitojnë Skënderbeu, Laçi, Pogradeci e Luftëtari

Janë zhvilluar këtë të shtunë ndeshjet e javës së 30-të në kampionatin “Kategoria e Parë”, ku nuk munguan përballjet e forta dhe rezultatet interesante në garën për objektivat e skuadrave.

Në transfertë, Skënderbeu arriti një fitore të rëndësishme ndaj Burrelit me rezultatin 1-0, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport, duke vijuar të kryesojë renditjen e kampionatit. Fitore në transfertë mori edhe Laçi, që mposhti Kastriotin 2-1, në ndeshjen e transmetuar në ekranin e RTSH2.

Fitore bindëse regjistroi Pogradeci, që triumfoi 5-1 ndaj Kukësit në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.

Në sfidat e tjera të javës, AF Luftëtari fitoi në transfertë ndaj Ilirisë me rezultatin 2-1, ndërsa dy ndeshjet Besa – Lushnja dhe Korabi – Apolonia u mbyllën në barazim pa gola.

Pas javës së 30-të, renditja e kampionatit kryesohet nga Skënderbeu me 73 pikë, i ndjekur nga Laçi me 70 pikë dhe Pogradeci me 67 pikë. Më pas renditen Iliria me 38 pikë, Kastrioti me 36 pikë dhe Besa me 35 pikë.

Në pjesën tjetër të tabelës janë Korabi dhe Burreli me nga 33 pikë, Kukësi dhe Apolonia me nga 27 pikë, ndërsa Lushnja ka 26 pikë dhe AF Luftëtari 25 pikë.

Rezultatet e javës 30:

Pogradeci – Kukësi 5-1

Kastrioti – Laçi 1-2

Burreli – Skënderbeu 0-1

Iliria – AF Luftëtari 1-2

Besa – Lushnja 0-0

Korabi – Apolonia 0-0

The post Mbyllet java e 30-të në Kategorinë e Parë, fitojnë Skënderbeu, Laçi, Pogradeci e Luftëtari appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.