Mediat italiane, Shqipëria e mbi rezervuar këtë verë
Për mediat italiane edhe për vitin 2019 Shqipëria po përgatitet për një boom turistik, aq sa ekspertët e turizmit atje flasin për “rrezikun e mbi- rezervimeve” për këtë verë.
Alfredo Vassalluzzo, administrator i Travelbuy, thotë për Guida Viaggi se ka shumë kërkesa, dhe pritshmëritë e tyre janë për një sezon të shkëlqyer gjatë muajve korrik dhe gusht.
Në mesin e kërkesave, sipas tij, janë destinacionet si Greqia dhe Spanja, ndërkohë që “Shqipëria po merr kontrollin”, deri në atë pikë sa që menaxheri flet për “rrezikun e mbi rezervimit këtë verë. Arsye kryesore pse Shqipëria po tërheq shumë janë kostot e ulëta dhe risitë që sjell ky destinacion në zhvillim.
“Shqipëria është bërë pjesë e pakteva të agjencive kryesore në itali, ku njëra prej tyre, colombues ka përzgjedhur mbi 10 struktura akomoduese me 3-4 yje (ku përfshihen hotele dhe apartamente)-, tha Ivano Zilio për Guida Viaggi.
Zgjedhja e turoperatorëve është përqëndruar në Sarandë dhe në disa ture specifike. ” Është e qartë se Shqipëria ende ka një rrugë të gjatë për të përmirësuar si në nivel strukturor ashtu edhe në atë infrastrukturor, megjithatë situata po përmirësohet në vitet e fundit,”- thekson menaxheri.
Sipas Zilio “afërsia me gadishullin italian” është një plus i fortë për turizmin italian, duke marrë parasysh faktin se shqiptarët e njohin gjuhën tonë dhe nevojat tona turistike.
Turistët e huaj në Shqipëri, italianët shpenzojnë më shumë
Turistët e huaj shpenzuan mesatarisht 52 euro në ditë gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë. Publikimi i fundit i Institutit të Statistikave për sektorin e turizmit gjatë vitit 2018 tregon se mesatarja e netëve të qëndrimit ishte 4.3 ditë. Nga përpunimi i të dhënave rezulton se grupi që na preferon më së shumti janë shtetasit nga Kosova ndërkohë që lidhur me profilin e transportit 81 për qind vijnë me makina private. Në 76 për qind të rasteve vendqëndrimi i turistëve të huaj është hoteli.
Sipas netëve të qëndrimit sipas shtetësisë rezulton se turistët italianë janë ata që kanë pushime më “të gjata” në Shqipëri. Kështu mesatarisht italianët kanë 6.8 ditë qëndrimi dhe 64 për qind e shtetasve që kanë hyrë në territorin tonë kanë cituar si arsye pushimet. Ata kanë edhe shpenzimet më të larta ditore me 81 euro për person.