🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.42 ▲6.29%
ARI 4,620 ▼4.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,638 ▼ -3.56% ETH $2,048 ▼ -4.72% XRP $1.3162 ▼ -3.24% SOL $79.0900 ▼ -6.4%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,620 ▼4.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,620 ▼4.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

MEI: vijon monitorimi, hiqen 170 leje minerare dhe anulohen 40 HEC-e

Miniera-Foto-ATSH Ministria e Energjisë dhe Industrisë vijon procesin e monitorimit dhe rishikimit të gjithë konçesioneve, ku janë hequr 170 leje minerare dhe janë anuluar rreth 40 HEC-e.

Burime të MEI-t thonë se, këto masa lidhen me mungesën e investimeve sipas kontratave, mospagesë të gjobave për shkeljet ligjore dhe te shërbimeve, etj.

Sipas tyre, për shkak të masave të marra nga ministria, ka konçensionarë, që kanë nisur investimet, ku më kryesori është në Bulqizë, ku kompania kineze nisi investimet në galerinë 9 dhe qe për pasojë, kësaj miniere i shtohet dhe 20 vjet puna.

Gjithashtu, ka nisur hapja e më shumë fabrikave të shkrirjes së mineraleve për shkak të politikave shtetërore, elementë, që do të ndryshojnë situatën me koncesionet.

“Ne po bëjmë ndryshime në ligjin minerar dhe me ndryshimet ligjore të reja, do të kemi një kontroll për sektorët e prekur të minierave”, është shprehur së fundi ministri i MEI-t, Damian Gjiknuri.

Në këto ndryshime do të forcohen masat me detyrimet ligjore të reja edhe për rehabilitimin mjedisor, nisur nga fakti që shpesh minierat janë kthyer në zgavra të shëmtuara që ndotin mjedisin. Pritet që shumë shpejt ligji të kalojë në Qeveri dhe Kuvend

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.