☁️
Tiranë 18°C · Vranët 06 April 2026
S&P 500 6,599 ▲0.24%
DOW 46,585 ▲0.17%
NASDAQ 21,962 ▲0.38%
NAFTA 112.57 ▲0.92%
ARI 4,686 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,857 ▲ +3.74% ETH $2,165 ▲ +5.29% XRP $1.3497 ▲ +3.94% SOL $82.1800 ▲ +3.06%
S&P 500 6,599 ▲0.24 % DOW 46,585 ▲0.17 % NASDAQ 21,962 ▲0.38 % NAFTA 112.57 ▲0.92 % ARI 4,686 ▲0.13 % S&P 500 6,599 ▲0.24 % DOW 46,585 ▲0.17 % NASDAQ 21,962 ▲0.38 % NAFTA 112.57 ▲0.92 % ARI 4,686 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Meksikë, 6 të vrarë nga “persona të paidentifikuar” në protestën e mësuesve

Përplasjet mes mësuesve protestues dhe policisë nuk kanë kaluar pa viktima në Meksikën jugore, aty ku janë regjistruar 6 persona të vdekur dhe mbi 100 të tjerë të plagosur, mes të cilëve edhe shumë oficerë policie.

Incidentet kanë ndodhur në shtetin e Oaxacas, ku udhëheqësit e dy sindikatave të rëndësishme u arrestuan javën e kaluar të akuzuar për korrupsion. Anëtarë të sindikatës “CNTE”, e cila ka një histori të gjatë aktivitetesh radikale, kanë bllokuar rrugët në Meksikën jugore që prej arrestimit të kreut të saj.

Autoritetet thonë se policia është përpjekur të pastrojë rrugët, kur disa persona të armatosur nisën të qëllonin me armë në të gjitha anët, në mënyrë që të krijonin kaos dhe konflikte mes palëve.

Komisioni i Sigurisë Kombëtare të Meksikës njoftoi përmes një deklarate se oficerët e policisë të përfshirë në operacionin pranë qytetit të Nochixtlanit nuk kishin armë me vete. Por shefi i policisë federale, Enrique Galindo tha më vonë se, një njësi e armatosur u dërgua në vendngjarje pas të shtënave ndaj policisë dhe protestuesve nga “persona të paidentifikuar”, të cilët nuk kishin lidhje me protestën.

Kompania shtetërore e naftës, “Pemex” paralajmëroi të premten se mund të detyrohet të mbyllë një rafineri në zonën në fjalë, nëse hekurudha që lidh Oaxacan me kryeqytetin Mexico City mbetet e bllokuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.