Mendohet një filozofi e re për dhënien e shtetësisë bullgare
Doli, që shtetësia bullgare marrë mbi bazë të prejardhjes bullgare është tepër tërheqëse dhe në shumicën e rasteve shfrytëzohet si një biletë për vajtje në vendet e ëndërruara të pasura të BE-së. Për 10 vitet e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, 120 174 janë lutjet e paraqitura mbi këtë bazë. Prej tyre u hodhën poshtë 14.61 për qind. Shkaku për interesin e rritur fshihet në faktin, semarrja e shtetësisë mbi bazën e prejardhjes realizohet sipas një procedure të lehtësuar – nuk kërkohet qëndrimi i detyrueshëm 5-vjeçar në vend, ekzistenca e të ardhurve dhe të punës, si dhe zotërimi i gjuhës bullgare. Ligji për Shtetësinë Bullgare njoh rrënje bullgare kur të paktën ka një të afërm me lidhje të drejtpërdrejta të gjakut – baba, nënë, gjysh, gjyshe, me prejardhje bullgare. Tani kjo procedurë realizohet mesatarisht për 18 muaj. Katër muaj vazhdon kontrollimi i kandidatëve nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa përafërsisht një vit kontrollohen nga Agjencia Shtetërore e Sigurimit Kombëtar. Për këtë vit, deri më 31 gusht lutjet e paraqitura janë 5400. Shtetësi bullgare morën 4400 veta, lutjet e të cilëve u paraqitën para vitesh. Sipas zëvendës ministrit të drejtësisë Petko Petkov, i cili është edhe kryetar i Këshillit të Shtetësisë, procesi i përpunimit të lutjeve gjatë vitit të fundit u vështirësua për shkak të zbulimeve të Prokurorisë në vitin 2014, se Agjencia Shtetërore e Bullgarëve Jashtë Shtetit lëshoi qindra dokumente për prejardhje bullgare pa dëshmi të paraqitura në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2013.
“Agjencia ka kryetar i ri, i cili kontrollon respektimin e rregullave dhe nuk mund të them, se në të akoma ka probleme – tha zëvendës ministri Petkov. – Rezultatet do të bëhen të dukshme në Ministrinë e Drejtësisë mezi vitin e ardhshëm, sepse tani përpunohen lutjet e paraqitura gjatë “periudhës problematike”. Problemi tjetër i madh është, se një pjesë e konsiderueshme e lutësve nuk disponojnë dokumentet e domosdoshme zyrtare për prejardhje. Dokumente të tilla ekzistojnë zakonisht në arkivin shtetëror ose në të ushtarak. Ata, që sillen me përgjegjësi më të madhe ndaj problemit, arrijnë të marrin dokumentet e domosdoshme. Mirëpo, ka persona me prejardhje shqiptare dhe maqedonase, për të cilët vërtetimi i prejardhjes me dokumente zyrtare është problem.”
Boris Vangellov – kryetari i ri i Agjencisë Shtetërore të Bullgarëve Jashtë Shtetit thekson, se procedura e dhënies së dëshmisë për prejardhje bullgare është e shkurtuar prej disa muajve dhe tani zgjatet 20 ditë. Kjo në rast se do të paraqiten dokumentet e domosdoshme. Çfarë ndodh kur lutësit nuk kanë dokument zyrtar për prejardhje, përgjigjet zoti Vangellov:
“Në se nuk disponojnë një dokument të tillë, por janë me prejardhje bullgare, pranohet dokument për prejardhje siguruar nga ndonjë organizatë vendore regjistruar sipas Ligjit të Bullgarëve me Banim jashtë Republikës së Bullgarisë. Janë tepër të lehtësuar ata që banojnë në vende, të cilët ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik. Ata disponojnë dokumente shtetërore për të afërmit e tyre, në të cilët përmendet kombësia. Mirëpo, ka njerëz, që hasin shumë vështirësi, për shembull në Maqedoni, ku dokumentet personale, që vërtetojnë prejardhjen bullgare janë të asgjësuara qëllimisht nga autoritetet vendore. Pak janë ata, të cilët mund të gjejnë dokumentet në arkivat tona.”
Për lehtësimin e procedurës për marrjen e shtetësisë bullgare sipas prejardhjes u paraqit një projektligj për ndryshimin e ligjit ekzistues. Sipas klauzolave të reja parashikohet mundësia, që në rast mungesa e dokumenteve zyrtare për prejardhje, ajo të vërtetohet me deklaratë e noterizuar.
“Për mua kjo është një zgjidhje kardinale e problemit, sepse u jep mundësi personave, të cilët nuk kanë prejardhje bullgare të deklarojnë të tillë – komenton zëvendës ministri Petkov. – Hapet mundësia për marrjen e shtetësisë sipas procedurës së shpejtë edhe nga terroristë, për shembull. Prandaj Ministria e Drejtësisë bëri propozim, që kandidatët për shtetësi bullgare të plotësojnë një pyetësori, i cili të përfshin dituri të historisë dhe kulturës bullgare, rregullimit shtetëror e të tjerë. Kështu kandidatët për shtetësi do të vërtetojnë interesin e tyre ndaj vendit. Një metodë të tillë aplikojnë pothuajse të gjitha vendet e BE-së. Në Gjermani një model i tillë punon që nga viti 2008. Dhe ky është drejtimi, në të cilin duhet të mendohet. Mezi tani do të shikojmë, kur mund të ndodhë kjo.”