🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,592 ▲0.15%
DOW 46,483 ▼0.05%
NASDAQ 21,954 ▲0.34%
NAFTA 112.32 ▲0.7%
ARI 4,692 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,320 ▲ +3.74% ETH $2,142 ▲ +5.59% XRP $1.3446 ▲ +4.42% SOL $82.3700 ▲ +4.49%
S&P 500 6,592 ▲0.15 % DOW 46,483 ▼0.05 % NASDAQ 21,954 ▲0.34 % NAFTA 112.32 ▲0.7 % ARI 4,692 ▲0.25 % S&P 500 6,592 ▲0.15 % DOW 46,483 ▼0.05 % NASDAQ 21,954 ▲0.34 % NAFTA 112.32 ▲0.7 % ARI 4,692 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Politika

Meta-Kitarović: Marrja e presidencës së BE-së nga Kroacia, me rëndësi për rajonin

Presidenti Meta nisi sot vizitën e tij shtetërore dyditore në Kroaci, duke u pritur me nderime të veçanta nga Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović.

Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes, Presidenti Meta zhvilloi një takim me Presidenten Grabar-Kitarović dhe më tej kryesuan bisedimet zyrtare mes delegacioneve respektive.

Në përfundim të takimeve zyrtare Presidenti Meta dhe Presidentja Grabar-Kitarović dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Duke iu drejtuar Presidentes Kitarović, Meta tha se Kroacia dhe ajo personalisht, qeveria kroate, i kanë dhënë Shqipërisë mbështetje jo vetëm në planin bilateral, por edhe në drejtim të procesit të integrimit europian, edhe pse jemi të zhgënjyer me mungesën e një vendimi pozitiv për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

“Por ne e vlerësojmë shumë nismën kroate në bashkëpunim edhe me disa vende të tjera, si Bullgarinë, Rumaninë edhe Greqinë për të ndërtuar konsensusin e duhur brenda këtij Unioni. Megjithatë, ne jemi të vendosur, bashkërisht edhe me Maqedoninë e Veriut, se do të dyfishojmë e trefishojmë përpjekjet tona në javët që vijnë, në muajt që vijnë, në mënyrë që të kemi mundësi për një vendim pozitiv së afërmi. Në këtë drejtim jemi të lumtur që Kroacia do të marrë Presidencën e radhës së Bashkimit Europian dhe jemi shumë të kënaqur për pozicionin mjaft të qartë të Kroacisë, që anëtarësimi i vendeve tona të Ballkanit Perëndimor në BE është e vetmja alternativë dhe e pazëvendësueshme nga çdo lloj opsioni tjetër”, – tha ai.

Po ashtu Meta tha se gjatë këtyre dy viteve marrëdhëniet shqiptaro-kroate janë ngritur në nivele të jashtëzakonshme, ku spikat Marrëveshja e Partneritetit Strategjik midis vendeve tona, që ka shtruar një rrugë të gjerë për të ardhmen e një bashkëpunimi shumë të fuqishëm, shumë më konkret dhe shumë më efikas midis Shqipërisë dhe Kroacisë në të gjitha fushat.

Meta falënderoi Presidenten për ndihmën e dhënë nga Kroacia pas tërmetit të shtatorit, duke qenë një ndër vendet e para që shprehu solidaritetin dhe kontribuoi me ndihma konkrete për të dëmtuarit nga ky tërmet.

Duke folur për bashkëpunimin mes dy vendeve, Meta tha se në të ardhmen ne do të kemi arritje shumë të dukshme në të gjitha fushat, sidomos në ato të infrastrukturës, të energjisë, të turizmit, ku veçoi në mënyrë të veçantë rëndësinë e gazsjellësit Adriatiko-Jonian për të ardhmen e vendeve tona, por edhe të gjitha rajonit.

Meta vlerësoi bashkëpunimin e dy vendeve si anëtarë të NATO-s.

“Sikurse Ju e përmendët ne e festuam 10-vjetorin e anëtarësimit së bashku në NATO dhe ka qenë një rrugëtim i shkëlqyer mes vendeve tona nga viti 2003, deri përpara 10 vjetësh dhe vazhdojmë të jemi anëtarë mjaft aktivë në këtë aleancë me marrëdhënie të shkëlqyer edhe në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, ashtu sikurse jemi të lumtur që edhe Maqedonia e Veriut më së fundmi po bëhet anëtare e Aleancës dhe kjo është një gjë mjaft pozitive për sigurinë e të gjithë rajonit tonë”, – tha ai.

Në fund Meta tha se marrja e Presidencës së BE nga Kroacia në 6 muajt e ardhshëm është me rëndësi për rajonin tonë.

“Ju uroj një Presidencë sa më të suksesshme gjatë 6 muajve të ardhshëm të vendit tuaj në Bashkimin Europian, pasi kjo është tepër e rëndësishme për perspektivën, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të gjithë rajonit tonë, të Ballkanit Perëndimor që vështirë një vend tjetër anëtar i BE-së më mirë sesa Kroacia mund ta kuptojë”, – u shpreh në fund Meta.

Në përfundim të takimit me Presidenten kroate, Meta vizitoi memorialin “Zëri i Viktimave Kroate – Muri i Dhimbjes” ku vendosi një kurorë me lule dhe u përkul në kujtim dhe në respekt të martirëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kroacisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.