🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.64 ▲6.51%
ARI 4,664 ▼3.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,509 ▼ -3.29% ETH $2,047 ▼ -4.33% XRP $1.3117 ▼ -3.37% SOL $79.1400 ▼ -5.55%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.64 ▲6.51 % ARI 4,664 ▼3.09 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.64 ▲6.51 % ARI 4,664 ▼3.09 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kosova

Miku i madh i Kosovës godet Serbinë: Merrni seriozisht fjalët e ambasadorit gjerman, pa e njohur Kosovën s’ka BE

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, i ka dhënë një porosi jashtëzakonisht të qartë Serbisë, duke i thënë se pa e njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, nuk mund të integrohet në Bashkimin Evropian.

Engel këtë e ka bërë indirekt, duke e porositur Serbinë, që ta trajtojë me shumë kujdes fjalimin e ambasadorit gjerman Christoph Heusgen në Këshillin e Sigurimit.

“Serbia duhet t’i trajtojë me shumë kujdes fjalët e ambasadorit gjerman Christoph Heusgen në Këshillin e Sigurimit të bëra të enjten, sepse nuk do të mund të integrohen në Bashkimin Evropian derisa nuk e njohin Kosovën”, ka thënë Engel.

Ambasadori gjerman në Këshill të Sigurimit e kishte goditur fortë fushatën e Ivica Dacicit kundër njohjeve të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se nuk e kupton një fushatë të tillë të Serbisë, kur për pavarësinë e Republikës së Kosovës ka dhënë mendim edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Ambasadori gjerman gjithashtu ka bërë të qartë qëndrimin e Gjermanisë kundër idesë për korrigjim të kufijve.

“Ekziston një Kosovë e pavarur. E vetmja mënyrë që Serbia të hyjë në Bashkimin Evropian, do të jetë më një dialog të suksesshëm për normalizim të raporteve dhe njohjes së Kosovës. Duke udhëtuar nëpër vende të ndryshme, dhe duke bërë përpjekje për tërheqje të njohjeve për Kosovën, ju jeni duke ia përkeqësuar vetes tuaj punët. Pra nuk e kuptoj fare logjikën e kësaj pune, sepse gjithmonë besoja që Serbia në fakt donte të hynte në Bashkimin Evropian. Dhe si një pikë të fundit. Ju të gjithë e përmendet dialogun ose marrëveshjen e Brukselit. Asgjë në marrëveshjen e  Brukselit nuk flet për përshtatje të kufijve, ndryshime të vijave kufitare apo këmbime territoriale. Unë do të deklaroj këtu se Gjermania nuk mendon se këto ide që kanë lundruar për një kohë, nuk kontribuojnë në gjetjen e një zgjidhje. Ne besojmë se këto përpjekje janë në të vërtetë të rrezikshme për rajonin dhe do të destabilizojnë të gjithë rajonin”, kishte thënë në fjalimin e tij ambasadori gjerman Christoph Heusgen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic, sot ka thënë se Gjermania dhe Britania e Madhe kanë qenë historikisht kundër Serbisë, duke përmendur mbështetjen e tyre Republikën e Kosovës.

Dacic ditë më parë kishte deklaruar se nuk mund të pritet që Eliot Engel të ndryshoj qëndrim karshi Kosovës, pasi ai merr miliona euro nga shqiptarët./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.