🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.99 ▲4.86%
ARI 4,694 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,331 ▼ -2.78% ETH $2,042 ▼ -3.2% XRP $1.3082 ▼ -2.44% SOL $78.7900 ▼ -5.55%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.99 ▲4.86 % ARI 4,694 ▼2.47 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.99 ▲4.86 % ARI 4,694 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kosova

Ministri i Tregtisë: Presidenti s’mund ta heqë taksën ndaj Serbisë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk mund të jap premtime të tilla për heqjen e taksës ndaj shtetit të Serbisë sepse siç deklaroi ai, taksën e ka vendosur Qeveria e Kosovës me propozimin e tij si ministër dhe jo presidenti.

Ai theksoi se përderisa nuk eliminohen arsyet pse kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë një hap të tillë, kjo taksë nuk do të largohet.

“Përderisa ekzistojnë arsyet të cilat neve si Qeveri e Republikës së Kosovës na kanë shty me vendosë këtë taksë, do të thotë arsyet të cilat unë i kam prezantuar, kur e kam propozuar vendimin për këtë taksë, atëherë asnjëherë kjo taksë nuk do të eliminohet”, ka deklaruar ministri Shala për kallxo.com.

Nëse presidenti Thaçi ka një kërkesë të tillë, atëherë sipas Shalës, këtë kërkesë duhet ta sjellë në Qeveri për shqyrtim dhe të vendosë qeveria.

Shala tha se deri në këto momente nuk kanë pranuar një kërkesë të tillë as nga presidenti as nga delegacioni i Kosovës për dialog me Serbinë.

“Presidenti tash s’di çka po merret me këto punë. Këto janë punë të delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për negociata. Kur ata na sjellin neve si qeveri një kërkesë ku thonë se kjo taksë duhet të hiqet për arsye se kemi arritur ta realizojmë këtë… E realizimi i tyre nënkupton arsyet që na kanë shty neve me vendosë taksën, atëherë unë si ministër i Tregtisë mundem me propozu me heq një taksë të tillë”, vazhdoi tutje ministri.

Mirëpo, ministri Shala ritheksoi se “përderisa ato arsye nuk eliminohen, unë si ministër kurrë në jetë nuk kam me propozu një heqje të një takse të tillë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.