☁️
Tiranë 19°C · Vranët 06 April 2026
S&P 500 6,605 ▲0.34%
DOW 46,637 ▲0.28%
NASDAQ 21,987 ▲0.49%
NAFTA 110.95 ▼0.53%
ARI 4,713 ▲0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,712 ▲ +4.17% ETH $2,159 ▲ +5.75% XRP $1.3492 ▲ +4.74% SOL $82.4300 ▲ +3.84%
S&P 500 6,605 ▲0.34 % DOW 46,637 ▲0.28 % NASDAQ 21,987 ▲0.49 % NAFTA 110.95 ▼0.53 % ARI 4,713 ▲0.71 % S&P 500 6,605 ▲0.34 % DOW 46,637 ▲0.28 % NASDAQ 21,987 ▲0.49 % NAFTA 110.95 ▼0.53 % ARI 4,713 ▲0.71 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

“Ministri Tahiri duhet të ketë frikë nëse u ka bërë gjë muslimanëve”

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur seanca e radhës ndaj 9 imamëve të vetëshpallur të cilët akuzohen për rekrutimin e xhihadistëve për të luftuar në Siri. Ndryshe nga seancat e tjera, këtë të martë masat e policisë janë të shtuara. Agjentë anti-terror dhe efektivë të policisë janë të pranishëm në sallë për të shmangur çdo incident të mundshëm.

‘Shqiptarja.com’ shkruan se gazetarët janë lejuar të ndjekin seancën vetëm pak minuta në nisje të saj, ku një nga të pandehurit Fadil Myslimani, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai tha se ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri nuk ka arsye pse të frikësohet, por nëse ka bërë gjë kundër myslimanëve atëherë po që duhet të ketë frikë.

‘Kjo është seanca e parë që mbahet që pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris dhe pas kërcënimeve që ju kanosën disa vendeve të Evropës për sulme të tjera nga ISIS. Edhe Shqipëria ka shtuar masat në institucionet e rëndësisë së veçantë dhe hapësira publike ku ka më shumë lëvizje, për të garantuar sigurinë’ – raporton Shqiptarja.com.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.