☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.62 ▲1.69%
ARI 4,661 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $79,993 ▲ +1.93% ETH $2,498 ▲ +1.03% XRP $1.4506 ▲ +5.23% SOL $109.0100 ▲ +12.45%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.62 ▲1.69 % ARI 4,661 ▲0.17 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.62 ▲1.69 % ARI 4,661 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Kronika

Ministria e Mbrojtjes publikon situatën më të fundit mbi zjarret: 5 vatra aktive, ndërhyrje me helikopterë në disa zona

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e përditësuara mbi situatën e zjarreve në vend, deri në orën 20:00 të kësaj të enjteje.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 8 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive, 2 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar plotësisht.

Për menaxhimin e situatës janë angazhuar strukturat operacionale vendore dhe qendrore, përfshirë MZSH-në, Forcat e Armatosura, ADZM/AZM-në, shërbimin pyjor, Policinë e Shtetit, strukturat bashkiake dhe vullnetarët. Në mbështetje të operacioneve tokësore janë aktivizuar edhe 2 helikopterë të Forcave të Armatosura.

Në Malin e Dajtit, pas riaktivizimit të 3 vatrave, janë angazhuar 20 forca zjarrfikëse dhe të AZM-së, të mbështetura nga 1 helikopter i FA. Ndërhyrja ka vijuar në terren të vështirë, ndërsa vatra mbetet aktive.

Angazhimi më i gjerë tokësor është regjistruar në qarkun Dibër.

Në Qafë të Helmës kanë operuar 27 forca: 8 nga MZSH Bulqizë, 9 nga shërbimi pyjor dhe 10 vullnetarë, duke punuar me prita dhe pompa shpine.

Në Vajkal janë angazhuar forcat zjarrfikëse, 4 forca pyjore, 5 policore, 6 bashkiake, 13 të sektorit të shërbimit dhe 13 vullnetarë, ndërsa për shkak të erës operacioni është mbështetur edhe nga 1 helikopter i FA.

Në Sllatinë, Dibër, janë angazhuar 10 zjarrfikës, 4 forca të ADZM-së, 5 forca të njësisë administrative dhe 7 vullnetarë. Për shkak të terrenit të thyer dhe malor, forcat kanë lëvizur me mjete 4×4 dhe operacioni është mbështetur gjithashtu nga 1 helikopter i FA.

Në Arrmollë janë angazhuar 4 forca dhe 1 autobot uji, duke bërë të mundur normalizimin e situatës pa rrezik për banesat e tjera.

Në Ungrej, Lezhë, për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 2 automjete zjarrfikëse me 7 forca operacionale, 6 forca bashkiake dhe 4 vullnetarë. Ndërhyrja përfundoi me shuarjen e plotë të vatrës.

Ndërkohë, në Elbasan, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje, pa rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.