☁️
Tiranë 19°C · Vranët 06 April 2026
S&P 500 6,605 ▲0.34%
DOW 46,637 ▲0.28%
NASDAQ 21,987 ▲0.49%
NAFTA 110.95 ▼0.53%
ARI 4,713 ▲0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,712 ▲ +4.17% ETH $2,159 ▲ +5.75% XRP $1.3492 ▲ +4.74% SOL $82.4300 ▲ +3.84%
S&P 500 6,605 ▲0.34 % DOW 46,637 ▲0.28 % NASDAQ 21,987 ▲0.49 % NAFTA 110.95 ▼0.53 % ARI 4,713 ▲0.71 % S&P 500 6,605 ▲0.34 % DOW 46,637 ▲0.28 % NASDAQ 21,987 ▲0.49 % NAFTA 110.95 ▼0.53 % ARI 4,713 ▲0.71 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ministria e Shendetesise vijon furnizimi me ujë i spitaleve të kryeqytetit

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar sot me anë të një deklarate për shtyp në lidhje me lajmin e përhapur në disa media dhe portale informacioni online, përsa i përket furnizimit me ujë të QSUT-së.

Ministria e Shëndetësisë dhe Bashkia e Tiranës, sqarojnë se, “si pasojë e kushteve të rënduara atmosferike në 24 orët e fundit, ku pas një periudhe të gjatë thatësire patëm shira të dendur e të rrëmbyeshëm, uji i Liqenit të Bovillës është turbulluar si asnjëherë tjetër në vitet e fundit. Kjo e ka vështirësuar kalimin e këtij uji në impiantin e Bovillës, për t’u trajtuar e shpërndarë më pas në rrjetin e shpërndarjes. Për këtë arsye, gjatë gjithë ditës së sotme, specialistët e UKT-së kanë kryer analizat e ujit çdo 30 minuta, për të garantuar cilësinë e tij”.

“Ndërkaq, sot Ujësjellës-Kanalizime Tiranë ka vijuar furnizimin me ujë të spitaleve të kryeqytetit, për të mos pasur probleme me mungesën e ujit në këto institucione. Vetëm gjatë ditës së sotme, UKT-ja ka shpërndarë në terren 7 bote uji, të cilët kanë furnizuar 21 herë me ujë QSUT “Nënë Tereza”, 6 herë Spitalin Universitar të Traumës, 4 herë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, si dhe disa institucione të tjera”, thuhet në deklaratë.

Në lidhje me situatën e krijuar, Ministria e Shëndetësisë informon se, “SUOGJ “Koço Gliozheni” – Deri në mesditën e ditës nesërme nuk do të ketë probleme me mungesën e ujit, ndërkohë që aktiviteti i tij vazhdon normalisht; SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” – Pas furnizimit të depoziutave të ujit dhe furnizimit në vazhdimësi me anë të autoboteve, nevojat e institucionit janë plotësuar duke siguruar shërbimin normal; Shërbimi i Traumës, vijon ofrimin normal të shërbimeve dhe garanton vijimësinë normale të punës; SU “Shefqet Ndroqi”, nuk ka ndërprerje të furnizimit me ujë dhe puna vijon në funksionin e vet normal”.

“Aktualisht, aktiviteti spitalor dhe ai i ofrimit të shërbimeve spitalore në qytetin e Tiranës, vijon pa probleme. Gjatë ditës janë marrë masat edhe për furnizimin e mjaftueshëm me ujë të Shërbimit të Dializës, duke siguruar dhënien e shërbimit në vijimësi për të sëmurët, të cilët kanë nevojë për dializë”, thekson MSH.

Nga ana tjetër, vijon MSH, “deri në zgjidhjen e këtij problemi me furnizimin e vijueshëm dhe pa probleme me ujë, për rastet e urgjencave kirurgjikale që mund të paraqiten pranë QSUT “Nënë Tereza”, sallat kirurgjikale të këtij spitali, do të suportohen nga ekipet dhe sallat e gatëshme të SU “Shefqet Ndroqi”. Drejtoria e QSUT “Nënë Tereza”, po monitoron përdorimin e ujit në mjediset spitalore, duke garantuar furnizimin e nevojshëm dhe pa probleme në vazhdimësi”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.