🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,072 ▲ +0.32% ETH $2,066 ▲ +0.67% XRP $1.3192 ▲ +0.24% SOL $79.9400 ▲ +0.48%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Sporti

Miqësorja me Turqinë, Ajdareviç i AEK bën debutimin kuqezi, ja lista me 25 lojtarë

Astrit Ajdareviç është emri i ri që i bashkohet skuadrës kuqezi që në miqësoren e 13 nëntorit kundër Turqisë në Antalia.

 Futbollisti 27-vjeçar, i lindur në Prishtinë, por i rritur dhe formuar në Suedi ka pranuar ftesën dhe është vënë në dispozicion të skuadrës duke filluar nga miqësorja e radhës.

Ajdareviç që në karrierën e tij ka qenë pjesë edhe Liverpool, Leicester, Standard Liege dhe së fundmi pjesë e AEK të Athinës është një mesfushor fantazist, që pritet të rrisë edhe më shumë kualitetin e lojës së skuadrës kuqezi.

Në listën prej 25 futbollistësh që Panucci ka prezantuar të premten në mëngjes të bie në sy rikthimi në këtë skuadër i Sabien Lilajt, futbollistit të Skënderbeut, që ka shkëlqyer me lojën e tij, jo vetëm në kampionat por edhe në Europa League. Së bashku me portierin Hoxha janë të vetmit futbollistë nga kampionati vendas.

Me skuadrën është bashkuar edhe Abrashi që vjen pas një periudhe dëmtimi, si edhe Aliji, i vetmi futbollist pa skuadër. Panucci i ka bërë vend në skuadër edhe Ylber Ramadanit, futbollisti që aktivizohet në Danimarkë, i cili fillimisht do të luajë me ekipit U-21 në datën 11 nëntor.

Të hënën ekipi kombëtar do të udhëtojë drejt Antalias, ku për 6 ditë do të zhvillojë përgatitjet për ndeshjen me Turqinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.