🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,572 ▼ -0.87% ETH $2,048 ▼ -2.29% XRP $1.3141 ▼ -0.8% SOL $79.1700 ▼ -0.24%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Misteri rreth fabrikës së dronëve të Iranit në Taxhikistan

Në maj të vitit 2022, kreu i forcave të armatosura të Iranit pozoi për fotografët së bashku me ministri e Mbrojtjes së Taxhikistanit në një lokacion të panjohur afër Dushanbesë, gjatë një ceremonie ku u njoftua për një projekt të ri të madh.

Sipas tyre, kjo ishte ndërtesa e parë e prodhimit të dronëve e Iranit jashtë vendit: një fabrikë për prodhimin e dronëve taktikë të zbulimit Ababil 2, që raportohet se kanë një rreze veprimi prej rreth 200 kilometra – më të vegjël dhe më të lirë se dronët Shahed që janë bërë marka dalluese e eksporteve ushtarake të Iranit.

Të dy burrat më nuk janë në këto poste. ministri i Mbrojtjes, Sherali Mirzo, u zëvendësua gjatë një riformatimi të ekzekutivit janarin e vitit të kaluar. Gjeneralmajori Mohammad Baqeri u vra gjatë sulmeve ajrore në luftën 12-ditore që Izraeli dhe Irani zhvilluan vitin e kaluar.

Por, më 2002, Baqeri shprehte entuziazëm për mundësitë e mëdha të së ardhmes.

“Sot, ne kemi arritur në një pozicion ku, përveç përmbushjes të nevojave të brendshme, ne mund të eksportojnë pajisje ushtarake tek aleatët dhe vendet mike për të forcuar sigurinë”, kishte deklaruar ai.

Të nesërmen, presidenti taxhik, Emomali Rahmon, ishte takuar me Baqerin, duke e mirëpritur zyrtarisht “bashkëpunimin mbrojtës dhe ushtarak” mes dy shteteve. Por, pothuajse katër vjet më vonë mbetet e paqartë nëse fabrika prodhon dronë dhe, nëse po, ku shkojnë dhe kush i përdorë fluturaket pa pilotë.

A ekziston me të vërtetë?

Nuk pati asnjë përgjigje zyrtare nga ministritë e Mbrojtjes, të Punëve të Jashtme dhe të Industrisë të Taxhikistanit. Por, dy zyrtarë të lartë në Dushambe, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se fabrika nuk është hapur asnjëherë.

“Krijimi i një fabrike për prodhimin e dronëve nuk është si të prodhosh Pepsi-Cola. Jam 1.000 për qind i sigurt se një fabrikë e tillë nuk ekziston në Taxhikistan. Absolutisht nuk ka një fabrikë të tillë”, tha një nga zyrtarët.

Një diplomat perëndimor me bazë në Dushanbe shprehu mendim të ngjashëm, duke vënë në pah mungesën e raportimeve të mëtejme pas njoftimit fillestar.

“Ne kemi lexuar lajme për këtë në një kohë. Sinqerisht, pas asaj, nuk kemi dëgjuar për këtë temë as nga amerikanët e as nga pala jonë”, tha diplomati. “Nëse ekziston, sigurisht që ata do të pyesin për të dhe do ta verifikojnë. Por, asgjë e tillë nuk ka ndodhur”.

Mediat iraniane kanë raportuar se fabrika ishte në Dushanbe, në periferi të qytetit. Disa vëzhgues kanë spekuluar se fabrika mund të jetë afër bazës ajrore Ajni, një kompleks i madh ushtarak në periferi të kryeqytetit ku gjenden pajisjet ushtarake taxhike dhe nganjëherë edhe ato ruse.

Igor Semyvolos, drejtor i Qendrës për Studime të Lindjes së Mesme në Kiev, tha se sipas inteligjencës nga burime të hapura (OSINT) – që përdor satelitë dhe imazhe të tjera si dhe të dhëna të tjera të qasshme nga publiku – prodhimi me gjasë do të detektohej.

“Nëse po flasim për prodhim top-sekret, nuk besoj se është e mundur ta mbash krejtësisht sekret duke pasur parasysh aftësitë aktuale të OSINT-it”, tha ai. “Vetë fakti që këta dronë nuk janë shfaqur askund… do të thotë se ky projekt me të drejtë mund të interpretohet si simulim”.

Njoftimi për fabrikën u bë vetëm disa muaj pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Në verën e vitit 2022, Irani nisi furnizimin e Rusisë me dronët e tij Shahed në mënyrë që Moska t’i përdorte në konflikt.

Në këtë kontekst, Semyvolos tha se beson që përderisa çështja e dronëve iranianë u bë politikisht e ndjeshme për Taxhikistanin – ku bashkëpunimi në teknologjitë ushtarake me Teheranin ose Moskën mund të tërhiqte vëmendje ndërkombëtare, sanksione apo presion diplomatik – Dushambeja mund të ketë ndryshuar planet, shkruan REL.    /os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.