🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 107.81 ▲7.68%
ARI 4,649 ▼3.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,398 ▼ -3.25% ETH $2,044 ▼ -4.32% XRP $1.3118 ▼ -2.92% SOL $79.1800 ▼ -5.08%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.81 ▲7.68 % ARI 4,649 ▼3.41 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.81 ▲7.68 % ARI 4,649 ▼3.41 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Sporti

Modric i dhuron fitoren Kroacisë 1:0 ndaj Turqisë

Ne ndeshjen e zhvilluar sot ne ora 15.00, Kroacia doli e fituar në derbin e Ballkanit ndaj Turqisë 1-0 dhe për këtë ka mjaftuar supergoli i Luka Modric i realizuar në fund të pjesës së parë. Mesfushori i Real Madrid u tregua i jashtëzakonshëm në minutën e 41 kur shënoi nga rreth 25 metra.

Në të vërtetë, Kroacia u tregua një skuadër shumë më e mirë se Turqia, duke dominuar sfidën e duke rrezikuar në jo pak raste.

Kërcënimi i parë erdhi me Ivan Rakitic në minutën e 2, ndërsa turqit u kundërpërgjigjen me Tuzan që tentoi të shënonte disa minuta më vonë.

Në pjesën e dytë, traversa i mohoi golin kapitenit Darijo Srna, i cili mori përsipër të ekzekutonte një goditje dënimi në afërsi të zonës së kundërshtarit.

I njëjti lojtar nuk u tregua i kujdesshëm pak minuta më vonë, kur pas një zhvillimi aksioni nga e djathta, nuk arriti të shtyjë topin në portën bosh të Turqisë.

Deri në fund, vlen të përmenden edhe dy rastet e Brozovic dhe ato të Perisic, por pa ndryshuar asgjë në rezultatin përfundimtar. Kështu, kroatët marrin vendin e parë në Grupin D, aty ku janë edhe kampionët e Spanjës dhe Çekia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.