☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 75.06 ▼0.28%
ARI 4,278 ▼1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,234 ▼ -2.44% ETH $1,738 ▼ -3.33% XRP $1.1842 ▼ -3.03% SOL $71.7900 ▼ -3.17%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 75.06 ▼0.28 % ARI 4,278 ▼1.75 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 75.06 ▼0.28 % ARI 4,278 ▼1.75 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Politika

“Mos e bëj si kalama mor burrë”, debate mes Boçit dhe Maznikut

Mbledhja e Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale është shoqëruar me tensione dhe debate mes bashkëkryetarëve Arbjan Mazniku dhe Luciano Boçi gjatë dëgjesës me drejtuesit e bashkive të qarkut të Beratit.

Ditët e qeta dhe bashkëpunuese mes dy drejtuesve të komisionit duket se morën fund, ndërsa mbledhja u dominua nga replika politike dhe përplasje për mënyrën e zhvillimit të diskutimeve.

Debati nisi pasi Boçi mori fjalën për një parashtrim politik, duke akuzuar në mënyrë ironike qeverinë se po ua faturon pushtetit vendor dhe kompetencave lokale të gjitha dështimet.

Pjesë nga debati në komision

Arbjan Mazniku: Më pyetje tani…

Luçiano Boçi: Jo po tashi të lutem se po mbyll…

Arbjan Mazniku: Jo po s’është vetëm…

Luçiano Boçi: Po jo me ma heq mua mikrofonon domethënë, se s’po e kuptoj… mundet akoma. Dakord, pra do ja kaloj zotit…

Arbjan Mazniku: Po ja kalon zotit… Nuk ka më nga ana e opozitës. Jo të lutem, kanë folur dy njerëz rresht nga ana e opozitës, nuk ka folur asnjë nga mazhoranca. Nuk ka sens. Dakord? Jep fjalën një personi këtu.

Luçiano Boçi: Ja pra, ja një minutë se jo jo jo, ngatërrohet një gjë domethënë… ja ngatërrohet një gjë tani. Urdhër këtu nuk më jep kush, ta kam thënë dhe një herë tjetër. Po jo po s’më jep dot urdhër, jemi në pozitë të barabartë. Edhe unë nuk pretendoj që të jap urdhër, asnjë rregull nuk po… edhe njëherë, asnjë rregull.

Arbjan Mazniku: Asnjë rregull? Dy veta nga mazhoranca, dy veta nga opozita… pyeti…

Luçiano Boçi: Nuk është etike që… dhe njëherë, nuk është etike që ndërhyn në fjalën… që juve jepni fjalën duke… pyetje të tretë nga opozita. Po s’po bëj pyetje, po bëj parashtrim tashi! Edhe njëherë… jepni fjalën njëherë, edhe njëherë. Mirë, mirë. Unë… unë e kuptoj që fjala ‘pyetje’ ju agjiton, se unë thashë do bëja pyetje, po s’do bëj pyetje se nuk e dëgjuat deri në fund. Po pra. Po atëherë ta… ta përfundoj unë. Mund të vazhdojë kjo histori? Nuk mund të vazhdojë kjo histori edhe njëherë. Nuk vazhdon kjo histori. Po fjalia ime… edhe njëherë, edhe njëherë.

Jo po s’bëhet kjo sfidë në këtë lloj forme se jemi edhe live! Unë s’pranoj dhe sfida të tjera, jo të pranoj një sfidë kaq të vogël në komision! Po s’mund të pranoj sfida të tilla në komision. Dhe edhe njëherë… dhe njëherë, dhe një herë tjetër, nuk po marr setin e pyetjeve sepse e bëra marrëveshjen me veten time që do u lë kohë kolegëve, qoftë nga mazhoranca dhe opozita. Por parashtrimin tim nuk dua të ma ndërpresë kush! Askush! Asnjë deputeti s’mund t’ia ndërpresim ne, dhe jo më të ndërhyjmë ne në punën tonë si bashkëdrejtues. Këtu stop orkestra! Është një fjalë e urtë popullore. Jepeni tani, po tani jepini fjalën tashi se po e bën si sfidë. Po tashi mos e bëjmë tani edhe njëherë domethënë, se unë e kuptoj shumë mirë.

Jemi live edhe, para saj, unë duhet të jap fjalën dhe do e jap fjalën se…

Arbjan Mazniku: S’po e marr unë mikrofonin…

Luçiano Boçi: Po e mban, dhe po e marr, dhe po ta mbaroj fjalën se tashi…

Arbjan Mazniku: Jo pra, jo. Jepini fjalën thjesht kaq.

Luçiano Boçi: Po mos e bëj si kalama mor burrë, ta mbaroj tashi! Ç’është kjo histori? Po ç’është kjo ndërhyrje, unë s’e kuptoj! Keni ore… keni në dy orë…

Arbjan Mazniku: Jo po jo, jepja… keni fjalën një personi të mazhorancës, kaq.

Luçiano Boçi: Po dakord mo, dakord. Po ta mbaroj, ta mbaroj unë, nis pike… edhe një herë tjetër, edhe një herë tjetër. Në qoftë se… në qoftë se, edhe një herë tjetër, në qoftë se nuk kuptoni pyetjen nga pohimi, është çështje e konceptit gjuhësor, fjala. Dhe po atëherë… atëherë jemi në momentin dhe fazën që po japim një shfaqje shumë të bukur si komision, që as unë s’e dëshiroj, as kolegët e mi, asnjëri nuk e dëshiron.

Por me nerva të qeta, sepse ky komision sfidë ka edhe durimin në fakt, se është komision që zgjat shumë. Jemi në situatën që zoti Mëziu ka bërë pyetje për të gjithë kryetarët e bashkive, dhe e di shumë mirë që jemi në kufizim kohe. Është shumë e vështirë me pesë kryetarë bashkish të menaxhosh një dëgjesë dy orë, kur ke dhe dëshirë nga deputetët për të folur. Të jemi të logjikshëm. Kështu që është dhënë vetëm një përgjigje nga zonja Memaj dhe të vijojnë edhe të tjerët në përgjigjet e tyre, se kemi ardhur të dëgjojmë kryetarët e bashkive.

Parashtrimin e bëra se mora një… kam flas…

Arbjan Mazniku: Jo po jo po një sekondë… po do e marr patjetër! Dëgjo një sekondë… po patjetër, po merre patjetër, po tani jo pra! Bëre parashtrimin, bëre parashtrimin, more fjalën… mbaje mikrofonin. Fute në xhep!

Luçiano Boçi: Patjetër do e fus në xhep, do e fus në xhep. Tani ky tregon…

Arbjan Mazniku: Tani jo, autoritetin tim e tregon o zoti Boçi, mos… e marr patjetër. Dhe e para, mos abuzoni me hapësirën që ju është lënë. Jeni duke abuzuar.

Luçiano Boçi: Vazhdoj patjetër që të shkojmë me të…

Arbjan Mazniku: Mund të vazhdosh i qetë. Sot nuk mund të vazhdohet në mënyrë sistematike me abuzimin sistematik nga ana e opozitës me hapësirën që ju është lejuar, ju është dhënë në mënyrë sistematike për të folur. Sot jemi në orën e dytë, nuk i është dhënë akoma fjala një personi të vetëm nga ana e mazhorancës. Dhe kjo gjëja… dhe kjo gjëja, jo, dhe kjo gjëja është e padrejtë! E padrejtë dhe e palogjikshme dhe jo normale, dhe të merret fjala në mes të pyetjeve për të bërë parashtrime në mënyrë sistematike! Tani ka radhën për të folur një person nga ana e mazhorancës. Ju lutem, zoti Klosi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.