🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.42 ▲6.29%
ARI 4,611 ▼4.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,626 ▼ -3.55% ETH $2,050 ▼ -4.57% XRP $1.3158 ▼ -3.26% SOL $79.0900 ▼ -6.37%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,611 ▼4.2 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,611 ▼4.2 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Moska e gjykon të parakohshme pjesëmarrjen në takimin ndërkombëtar për Sirinë

Rusia e gjykoi sot të parakohshme të njoftojë për pjesëmarrjen në takimin e ardhshëm ndërkombëtar për konfliktin sirian më 18 dhjetor në Nju Jork duke theksuar se do të ishte kundërproduktive nëse pjesëmarrësit nuk do të përmbushnin detyrimet e tyre.

“Duke marrë parasysh mënyrën se si avancojnë gjërat, ne mendojmë se është e parakohshme të njoftosh se ne jemi të gatshëm për t’iu përgjigjur thirrjes për një takim në Nju Jork më 18 dhjetor”, deklaroi në një komunikatë zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zakharova.

“Për të avancuar, (…) ne kemi bindje të plotë se duhet të marrim vendime duke u bazuar në një konsensus. Për këtë, është thelbësore para të gjithash të sigurohet prania e të gjithë pjesëmarrësve”, shtoi zëdhënësja.

Deri tani, takimet e këtij grupi, që parashikon gjetjen e një zgjidhjeje politike për konfliktin sirian, janë zhvilluar në Vjenë me pjesëmarrjen e 17 vendeve duke përfshirë dhe Rusinë, por sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon njoftoi në fillim të muajit dhjetor se takimi i ardhshëm do të mbahet në Nju Jork.

Gjatë takimit të fundit, më 14 nëntor, pjesëmarrësit kishin miratuar një hartë rruge për një tranzicion në Siri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.