Kosova

Mustafa kërkon thirrjen e seancës së Kuvendit

mustafa-k-euml-rkon-thirrjen-e-seanc-euml-s-s-euml-kuvendit_hdLideri i LDK-së, Isa Mustafa i ka bërë thirrje kryesueses së seancës konstituive të Kuvendit, që pa humbur kohë të thërras vazhdimin e seancës, pasi siç ka thënë, nuk ka nevojë të pret të ndodhin mrekullitë, sepse ato nuk ndodhin jashtë Kuvendit dhe votës së deputetëve.

“Le ta thërret vazhdimin e seancës, le të provojë PDK me kandidatë, dhe nëse nuk fiton të mbyllet ky cikël i dështimeve javën që vjen.” ka shkruar Mustafa në profilin e tij në facebook.

Lexojeni të plotë postimin e Isa Mustafës në facebook:

“Kemi nevojë për një qeverisje me diversitet që pamundëson kapjen e shtetit
Edhe të enjten u vërtetua se Lidhja Demokratike e Kosovës me AAK-në, Nismën dhe Vetëvendosjen e kanë shumicën absolute në Kuvendin e Kosovës. Në anën tjetër PDK me partnerët e saj të koalicionit ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese i cili, ashtu siç po interpretohet, në mënyrë implicite e mohon demokracinë parlamentare. Dhe për fat të keq një vendim I tillë e bën edhe PDK-në të vazhdojë të sillet se janë shumica, duke pasur vetëm 36 deputetë nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës.

LDK dhe unë nuk mohojmë, sikurse edhe VV, AAK dhe Nisma, se PDK me partnerë të koalicionit ka dalë parti e parë në zgjedhje, por po ashtu nuk e mohojmë faktin se ajo nuk po mundet të sigurojë shumicën në Kuvend.

Prandaj kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit nuk ka nevojë të pret të ndodhin mrekullitë , sepse ato nuk ndodhin jashtë Kuvendit dhe votës së deputetëve. Le ta thërret vazhdimin e seancës, le të provojë PDK me kandidatë, dhe nëse nuk fiton të mbyllet ky cikël i dështimeve javën që vjen.

Gjendja e tanishme në Kuvend nuk është pasojë e moskomunikimit apo barrikadimit politik. Ne kemi qenë shembull i komunikimit si opozitë dhe pozitë. Sjellja e civilizuar e deputetëve në Kuvend flet më së miri për raporte të relaksuara, por po ashtu flet se kemi oferta dhe objektiva politike të cilat dallojnë, që janë konkurruese dhe të cilat nuk arrihen në tryeza të kompromiseve por me shumicën në Kuvend.

Dëshiroj të theksoj se nuk është problemi i meritave apo mosmeritave të kandidatit të PDK-së për kryetar të Kuvendit, por fjala është për faktin se shumica parlamentare është e përcaktuar të bëjë ndryshime, duke mos ia dhënë votën PDK-së.

Do të bashkëpunojmë me Presidenten e vendit në mënyrë që ajo të realizojë përgjegjësitë e saj në krijimin e kushteve për funksionimin e institucioneve demokratike të vendit, gjithnjë duke respektuar vullnetin e shumicës në Kuvend.

Jam shumë i bindur se qeverisja e Lidhjes Demokratike të Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën, me pjesëmarrje të komuniteteve jo shumicë, do të jetë mjaftë e diversifikueshme, por se ky diversitet do të mundësojë që kjo qeverisje të mos prodhojë sistem të korrupsionit, krimit të organizuar dhe të mos mund të kap shtetin. Kjo do të jetë vlera jonë bazike e cila do të hapë mundësi që ky vend në të ardhmen të ec në një rrugë normale demokratike” (sic), ka shkruar Mustafa në facebook.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button