🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,138 ▲ +0.21% ETH $2,052 ▼ -0.59% XRP $1.3117 ▼ -0.62% SOL $80.2200 ▲ +0.2%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Opinion

Na kujtojnë të paditur prandaj janë kthyer në qesharakë

Nga Irena Beqiraj

Duke kujtuar se jemi të paditur po aq sa të pafuqishëm , janë katandisur në qesharakë !

Vjet në verë pyeta tim vëlla i cili jeton në Vlorë edhe ka dy femijë të vegjël!
Unë- Hë mo keni shkuar ndopak në plazh?
Vellai – Oooo motra po cfarë plazhi po thua a derbardhë ! Pa 2000 lek të reja nuk afrohesh dot tek plazhi . Më ka mbetur vetem ta ngul cadrën në Kaninë e të varem poshtë vetëm t’u larë në det!

Po vlonjatët të mos mërziten se Investitorët strategjikë nuk e rrisin dot ekonominë e turizmin alla socialist , po nuk përdorën edhe pronën publike , pra po nuk i kthyen të gjitha plazhet në private .

Madje me anë te një tjetër ligj të mirauar nga deputetët edhe strategjikë përgjatë vitit 2020 ligjit “Për menaxhimin e integruar të zonave bregdetare” , vizionarët socialistë pronarëve e në bregdet , për hir të zhvillimit u hoqën edhe të drejtën të shesin apo zhvillojnë të lirë tokat e tyre . Shteti I deputetëve , ministrave, e shokëve të tyre detyroi pronarët që zhvillimi i prones se tyre mund të bëhet vetëm me kontrata PPP ose si investime strategjike. Socialistët jo vetëm nuk e i lenë me vendasit të ngulin cadrën , por i zhveshën ato edhe nga e vullneti për të vendosur mbi pronën , duke i shpronësuar banorët me vlera qesharake, edhe duke ua dhënë pronat invesritoreve strategjikë. Kjo paturpësisht bëhet në emër të zhvillimit ekonomik , mirë që nuk thonë në emër të popullit.

Me ligjet e miratuara nga deputetët tanë pozicioni i klasës e privilegjuar apo 0.1% të popullsisë është moralisht i drejtë dhe për më tepër i nevojshëm për mirëqenien e shoqërisë.

Ndaj për ta, të gjithë 99.9 % duhet të sakrifikojmë, se atyre u ka rënë barra e rëndë të jenë njëherazi edhe deputetë edhe investitor strategjik. Kushtetuta e këtij vendi nuk e lejon që deputetiti të fitojë qoftë një qindarkë direkt ose indirekt nga përdorimi I prones publike , por arroganca dëri në marrëzi i shtyn edhe të pohojnë se investimi i tyre ka nevojë të përdorë pronën publike për të pasur funksionin e plotë ekonomik.

Duke kujtuar se jemi të paditur, po aq sa të pafuqishëm janë katandisur në qesharakë !

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.