☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.13 ▲4.01%
ARI 4,705 ▼2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,845 ▼ -1.19% ETH $2,078 ▼ -0.47% XRP $1.3221 ▼ -0.88% SOL $78.6500 ▼ -4.9%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.13 ▲4.01 % ARI 4,705 ▼2.24 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.13 ▲4.01 % ARI 4,705 ▼2.24 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
roze

“Na surprizoi për mirë”, mbesa e Romir Zallës: Ja pika e fortë e aktorit në Ferma VIP

Arsi Bako, mbesa e fermerit Romir Zalla ishte e ftuar këtë të mërkurë në studion e Living Day në Vizion Plus.

Ajo ka ndarë për herë të parë përshtypjet e saj për eksperiencën e Romir Zallës në Ferma VIP 3. Bako u shpreh se xhaxhai i saj është ambientuar shpejt në fermë, duke surprizuar edhe familjarët me mënyrën se si i është përshtatur lojës.

Sipas saj, një nga pikat më të forta të tij është aftësia për të komunikuar me të gjithë fermerët dhe për t’u përshtatur me karaktere të ndryshme.

Mbesa e aktorit shtoi se humori, që e karakterizon prej vitesh, po rezulton një armë e fortë edhe brenda fermës. Arsi Bako nënvizoi gjithashtu se Romir Zalla shfaq një autoritet të natyrshëm, maturi dhe aftësi për të përballuar situata të ndryshme.

Mbesa u shpreh optimiste për rrugëtimin e tij në Ferma VIP, duke theksuar se nëse vazhdon me të njëjtin ritëm, ai do të jetë një nga konkurrentët më të fortë të formatit.

Pjesë nga biseda:

Arsi Bako: Unë jam mbesa e bashkëshortes së Romirit, por atij i thërras xhaxhi dhe ai e pranon këtë me kënaqësinë më të madhe.

Lahe: Si po e shihni “xhaxhi Romirin” në fermë?

Arsi Bako: Po e shoh shumë më mirë seç e prisnim. Unë e dija që do të ishte mirë, por ai është ambientuar në një mënyrë që na surprizoi deri diku. Më pëlqen mënyra se si i është afruar lojës, pasi ka gjetur momentin për të komunikuar me secilin prej fermerëve dhe është përshtatur me të gjitha karakteret. Humori është pika e tij shumë e fortë dhe besoj se do ta ndihmojë shumë. Ai ka një autoritet që vihet re edhe pas atij humorit, është shumë i matur, i ditur dhe di t’i përballojë të gjitha llojet e situatave. Po ashtu, ai merret pak edhe me organizimin brenda shtëpisë për të vendosur rregull në raste të caktuara. Mendoj se po të vazhdojë me këtë ritëm, do të jetë shumë mirë, pasi edhe ai vetë po ndihet mirë me veten aty ku është.

/vizionplus.tv

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.