🌧️
Tiranë 22°C · Rrebesh 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.54 ▼2.21%
ARI 4,719 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $79,094 ▼ -1.75% ETH $2,465 ▼ -1.63% XRP $1.4438 ▼ -5.11% SOL $97.2900 ▼ -3.73%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.54 ▼2.21 % ARI 4,719 ▲0.53 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.54 ▼2.21 % ARI 4,719 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Politika

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Analisti Mustafa Nano, u shpreh kritik në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN TV me kontrollin e drejtësisë së re nga ambasadorët e huaj. Nano tha se Rama duhet ta ndalonte ambasadoren e SHBA-ve për të shkuar në SPAK, por u shpreh se ai nuk e bën dot sepse ka nevojë për mbështetjen amerikane.

‘Socialistët kanë krijuar një drejtësi që po godet shumë fort mazhorancën. Ramën e shoh në vështirësi kohët e fundit.

Me thënë të drejtën nuk kam opinion final mbi SPAK, po vëzhgoj akoma. Nuk jam 100% i sigurt se çfarë është SPAK dhe çfarë po bën. Bëjnë lojra apo ndërshkojnë abuzimet. Godasin politikanë të rëndësishëm, por hallka të dobëta, njerëz që në një mënyrë apo tjetër, kanë qenë personazhe që nuk kanë patur network të mirë që t’i mbronte, si Veliaj apo Beqaj.

Për SPAK nuk kam një opinion final.

Kur shkon ambasadorja e SHBA në SPAK, Rama duhet t’i thotë “stop” zonjë e nderuar! Amerikën e kemi xhan, edhe ty të kemi xhan, por këtë nuk e bën dot.

Sovraniteti përqeshet dhe tallet. Por Rama nuk e bën dot, sepse ka nevojë për një fjalë të ngrohtë nga amerikanët.

Sistemi i drejtësisë sot mendoj se është më i mirë se ai që ishte para reformës”– tha Nano.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.