Ekonomia

Ndal prodhimi vendas, rriten importet e naftës

mafteImportet e karburanteve e kanë marrë veten muajt e fundit, pas një niveli tepër të ulët në periudhën janar-mars.

Sipas statistikave të Ministrisë së Financave, për periudhën janar-gusht 2015 u importuan 296 mijë ton karburante, gati 1% më pak se një vit më parë. Në raport me 6 muajt e parë të vitit, importet në korrik e gusht janë rritur ndjeshëm (shih grafikun), duke reflektuar rënien e prodhimit vendas, ndërsa në muajt e parë ishte pikërisht prodhimi i lartë në vend, ai që frenoi importet.

Në muajt e parë të vitit, nafta që përpunohet në vend iu rikthye tregut, duke arritur të zërë 25-30% të konsumit vendas. Dy kompani Deveron Advisor Corp që zotëron shoqërinë Oil Albania dhe TPD (Trading Petrol Drilling)morën me qira rafinerëitë e ARMO dhe nisën përpunimin e naftës vendase.

Rënia e importeve të naftës ishte një nga arsyet që qeveria renditi për uljen e të ardhurave të TVSH-së, ndonëse konsumi u mbulua me prodhimin vendas, që duket se ka një informalitet më të lartë, ndonëse tatohet njësoj (TVSH-ja e naftës së importit mblidhet direkt në doganë, ndërsa ajo e naftës vendase është më e shtyrë në kohë).

Në qershor, ARMO ndërpreu aktivitetin, çka bëri që kërkesa në vend të plotësohej sërish nga importi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button