☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.16 ▲4.04%
ARI 4,716 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,851 ▼ -1.59% ETH $2,074 ▼ -1.09% XRP $1.3145 ▼ -1.93% SOL $79.2500 ▼ -4.6%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Ndërhyrje në aksin rrugor Fier-Levan, detajet si do devijohet trafiku për makinat

Aksi rrugor i radhës ku do të ndërhyhet  në kuadër të programit të mirembajtjes, mbështetur nga Banka Botërore do të jetë Fier-Levan. Në një njoftim për shtyp Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informuan se punimet do të nisin nesër datë 14.06.2018 në ora 06:00 të mengjesit, për rehabilitimin e segmentit nga rotondo ish-parku, rruga “Vëllezërit Semanjaku, rruga “Nuredin Aliu” deri te rotondo ish-QTU (Qendra GOLD) Fier.

“ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Bashkinë Fier, është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Hyrje Fier – Dalje Fier

Devijimi i trafikut në drejtimin Fier – Levan (Vlorë, Gjirokastër)  dhe anasjelltas fillon në orën 06:00 datë 14.06.2018

Lëvizja e automjeteve në drejtimin Tiranë –Levan, do të devijohet në hyrje të qytetit të Fierit, në sheshin Egnatia (ose Rreth Rrotullimi Sheq), më pas do të vijojë në rrugën Skënderbeu, në rrugën Harilla Bozdo, Stacioni i Trenit (Terminali), Rr. Llukan Toska dhe do të kthehet në rrugën Kujtim Majaci për tu lidhur përsëri me rrugën nacionale (Unaza Perendimore e Fierit)

Automjetet që do të vijnë nga Vlora dhe Gjirokastra drejt Tiranës do të kthehen majtas në rrugën Kujtim Majaci dhe do të levizin në po të njëjtin drejtim si më lart deri në Rreth rrotullimin Sheq ku lidhen përsëri me rrugën nacionale.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë rrugore që do të jetë në terren.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Fier – Levan do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin public”thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.