🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.42 ▲6.29%
ARI 4,611 ▼4.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,642 ▼ -3.73% ETH $2,048 ▼ -4.9% XRP $1.3140 ▼ -3.74% SOL $79.0500 ▼ -6.55%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,611 ▼4.2 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,611 ▼4.2 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Politika

Ndeshja Shqipëri-Francë, Ilir Meta dekoron presidentin e UEFA-s. Zbulon “sekretin” e tij të vjetër

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” pak çaste më parë, presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin i cili ndodhet në vendin tonë si i ftuar special në ditën e inaugurimit të stadiumit të ri Kombëtar “Air Albania Stadium” në përballjen emocionuese dhe të shumëpritur Shqipëri-Francë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit ka zbuluar një detaj interesant për të pranishmit, ndërsa tha se 30 vite më parë, kur ai ishte student, ka punuar si komentator futbolli në emisionin radiofonik më të ndjekur, që titullohej:  “Nga njëra ndeshje në tjetrën”.

“I nderuar Z.Ceferin, i nderuar Z.Duka, të nderuar personalitete të futbollit shqiptare, Europianë dhe Botërorë, të nderuar miq e të ftuar, iu uroj të gjithëve, mirë se erdhët të gjithë në presidencë. Kur isha student 30 vite më parë isha dhe komentator i ndeshjeve të futbollit në emisionin më të ndjekur radiofonik në Shqipëri “Nga njëra ndeshje në tjetrën”.Edhe sot mbetem shumë i lidhur më këtë sport kaq të dashur për të gjithë. E konsideroj si privilegj të veçantë të nderoj një personalitet presidentin Ceferin. Një nga personat më të dashur dhe mbështetësit më të madh në dobi të sportit më të dashur të shqiptarëve, futbollin. E falënderoj zotit Ceferin për të gjithë iniciativat në të mirë të futbollit. Një vlerë të veçante ka pasur thirrja e tij, drejtuar familjes së futbollit që të kujdesin për përgjegjësi sociale dhe të dhurojnë për kauza të ndryshme”-tha mes tjerash Meta.

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka publikuar një foto me presidentin e UEFA-s Aleksander Ceferin, ndërsa këtë moment e ka ndarë me ndjekësit e tij në faqen zyrtare “Facebook”, ku shkruan se:”Për kontributin e çmuar dhe angazhimin e tij personal, në mbështetje të zhvillimit cilësor të futbollit në Shqipëri, pata kënaqësinë të vlerësoja sot Presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, simbolin e krenarisë tonë kombëtare që përcaktoi rrugëtimin dhe identitetin europian të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.”-thekson Ilir Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.