🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,486 ▼ -0.63% ETH $2,052 ▼ -1.13% XRP $1.3075 ▼ -0.88% SOL $79.2800 ▲ +0.48%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Ndihma në miliarda për Sirinë

Me shuma në miliarda bashkësia ndërkombëtare dëshiron të lehtësojë vuajtjet e viktimave të luftës civile siriane dhe të parandalojë flukset e mëtejshme të refugjatëve. Nga fondi i BE-së do të jepen 1.1 miliardë euro për Sirinë dhe vendet fqinje, që synojnë të ndihmojnë për zbutjen e gjendjes së mjeruar, njoftoi Komisioni Europian. Këto para shpresojmë t’u mundësojnë “miliona njerëzve një jetë më të mirë” tha Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk. Pas kaq shumë vitesh konflikt të prekurit prej tij kanë humbur shpresën dhe “ne kemi një detyrim moral për t’u kthyer atyre shpresën” – tha Tusk.

Jo më reduktim racionesh ushqimore

Ndihma kanë premtuar edhe disa qeveri të shteteve të BE-së. Në këtë mënyrë shuma totale e ndihmave arriti në më shumë se tri miliardë euro. Gjermania dhe Britania e Madhe, që u përkasin organizatorëve të konferencës së Londrës për Sirinë, bënë pretimet më të mëdha individuale. Kancelarja Angela Merkel premtoi 2.3 miliardë euro deri në vitin 2018, nga këto 1.1 miliardë euro për vitin 2016. Shuma të mëdha kanë premtuar edhe SHBA, Britania e Madhe, Norvegjia dhe Kuvajti.

Gjermania dhe Britania e Madhe organizatorë të konferencës së Londrës për Sirinë

Nisma për konferencën e Londrës ku u mblodhën përfaqësues të rreth 70 qeverive, qe mungesa e fondeve për UNHCR dhe Programin Botëror të Ushqimit (WFP), të cilat u detyruan vitin e kaluar të reduktonin racionet e ushqimit për miliona refugjatë sirianë dhe irakianë në Jordani, Liban, Turqi, Siri dhe Irak. Kjo konsiderohet si një arsye kryesore për valën e më shumë se një milion refugjatëve që erdhën përmes Turqisë në BE dhe veçanërisht në Gjermani.

“Ne duam të sigurojmë që të mos krijohen përsëri situata të tilla që të pakësohen kaq shumë racionet e ushqimit për refugjatët,” tha Merkel. Për këtë arsye Gjermania do të ofrojë këtë vit rreth gjysmën e buxhetit që i nevojitet WFP-së për rajonin për këtë vit. Qeveria gjemane thotë se është më mirë dhe shumë më të lirë, për t’u ndihmuar njerëzve në vendlindjen e tyre ose në afërsi se sa për t’i ushqyer ata më vonë në Evropë.

Mënyrë e re ndihme

Konferenca e donatorëve theksoi se e rëndësishme nuk është vetëm mbledhja e parave, por dhe një mënyrë e re ndihme. Bashkësia ndërkombëtare dëshiron që

krahas ndihmave për ushqime të organizojë edhe oferta për shkollim dhe punësin për refugjatët sirianë dhe irakianë në rajon. Mbështetje do të marrin sidomos Jordania dhe Libani, që kanë strehuar më shumë se një milion refugjatë sirianë. Jordanisë e cila vuan edhe nga vështirësitë financiare do t’i ofrohen edhe lehtësime tregtare me BE-në. Qëllimi është stabilizimi i rajonit. Mbreti i Jordanisë Abdullah paralajmëroi se vendi dhe populli i tij kanë arritur në limit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.