🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 105.04 ▲4.91%
ARI 4,680 ▼2.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,566 ▼ -2.8% ETH $2,049 ▼ -3.6% XRP $1.3137 ▼ -2.13% SOL $79.1300 ▼ -5.84%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 105.04 ▲4.91 % ARI 4,680 ▼2.77 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 105.04 ▲4.91 % ARI 4,680 ▼2.77 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Politika

Ndryshimet e statusit të PD-së/Nishani: Propozimet e Bashës dashakeqe, ka larguar influencat pozitive brenda partisë

Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Bujar Nishani i shikon propozimet e kryetarit të PD-së Lulzim Basha për ndryshimin e statusit si dashakeqe dhe vendimmarrjen e këshilli një turp.

Në një intervistë televizive, Nishani thekson se Basha po e kthen partinë në zyrë personale dhe Këshillin Kombëtar, nga vendimmarrës, në organ këshillues.

“Unë mbështes çdo propozim që vjen nga çdo anëtar i PD të cilat bëjnë të mundur hapjen e partisë, ridimensionimin e saj, ringritjen dhe rigjenerimin e PD-së. Krijimin e një partie moderne, një partie që kthehet te qytetari dhe një partie që integron vlera me energji të reja. Propozimet e Bashës janë dashakeqe dhe ato pak formalitete që kishin, po zhbëhen të paktën në Këshillin Kombëtar. Kështu çdo propozim që u qaset këtyre parime është për t’u mirëpritur”, tha Nishani.

Ai tha se “në ato propozime që janë të adresuar nga Basha, janë për të ardhur keq”.

“Nuk janë serioze dhe janë totalisht dashakeqe në atë çfarë duhet të jetë interesi i Partisë Demokratike për beteja që ka përpara. Edhe ato aspekte formale që ekzistojnë në statutin aktual, po zhbëhen. Pra rastin e Këshillit Kombëtar, i cili parashikohet si institucion i vetëm dhe më i larti vendimmarrës në periudhën midis dy Kuvendeve, me propozimet e reja i hiqet edhe ky parashikim. Sot ky Këshill po tentohet të kthehet nga një institucion vendim-marrës, në një trupë këshilluese për kryetarin e partisë”, nënvizon Nishani.

Sipas tij, kryesia e PD nuk mundet të jetë e caktuar nga kryetari.

“Ne duhet të krijojmë një ambient politik ku të jetë përfaqësuar anëtarësia e PD, pra nuk është e rëndësishme se si do të jetë organizimi i brendshëm i Këshillit Kombëtar, por mënyra se si do të krijohet ky Këshill dhe si do të përfaqësohen demokratët këtu. Si do të jetë zgjedhja e tyre me vetëkandidim apo me listë nga kryetari i PD”, shtoi Nishani.

“Po kështu dhe anëtarësia dhe e rëndësishme se si do të formësohet ajo nga kryetari apo me vetëofrim e vetëkandidim. Pra, një PD që po zhbën dhe ato pak formalitete dhe po shkon drejt një partie që po konsiderohet një zyrë personale e zotit Basha”, tha Nishani.

Ai tha se “Basha nuk ka vullnet për reformimin e partisë dhe se ai nuk është i aftë të drejtojë një parti të madhe si PD dhe të krijojë një model fitues”.

“Nuk ka pasur në këto vite asnjë platformë të qenësishme të integrimit të gjeneratave të reja nga fusha të ndryshme dhe ka larguar influencat pozitive brenda partisë. Basha nuk e ka aftësinë për të qenë lider i një partie kaq të madhe përballë modelit që ka përballë dhe Basha nuk e bën dot këtë, nuk krijon dot një model fitues”, tha Nishani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.