🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,197 ▲ +0.62% ETH $2,069 ▲ +0.81% XRP $1.3194 ▲ +0.24% SOL $80.0200 ▲ +0.65%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Sporti

Në tempullin e serbëve, Daja: Presioni është mbi ta

Në një mobilizim jo të zakonshëm të forcave të sigurisë dhe me praninë e shtuar të agjentëve për një ndeshje futbolli, Skënderbeu preku tokën serbe në vigjiljen e sfidës së Europa League.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u shoqërua nga 8 agjentë sigurie të Policisë së Shtetit dhe 10 persona të tjerë të policisë private. Në stadiumin e Beogradit, këtë të enjte, numri i policëve do të jetë 10-fish më i madh, por trajneri i korçarëve, Ilir Daja shpreson që të flitet vetëm për futboll.

“Ngarkesa dhe presioni kalon te kundërshtari, sepse kërkon të fitojë patjetër. Duhet të bëjmë lojën tonë si në kualifikuese, si në grup. E njohim forcën e Partizanit dhe është një ekip i vështirë, por jo një sipërmarrje e pamundur për ne”, tha Ilir Daja, trajner i Skënderbeut.

Skuadra e vetme shqiptare e mbetur në kupat e Europës do të luajë në një stadium, që është pak të konsiderohet “armiqësor”.

“Ajo që ndryshon është përshtatja e ekipit kundërshtar, pasi luajnë në shtëpinë e tyre, e përballojmë me qetësi dhe taktikë”, deklaroi më tej Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut.

Skënderbeu dhe Partizani i Beogradit kanë nga 2 pikë secili në grupin B, me mundësi reale kualifikimi, kur është luajtur vetëm gjysma e ndeshjeve në grup.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.