Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.20 ▼2.62%
ARI 4,673 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,654 ▼ -0.79% ETH $2,459 ▼ -0.79% XRP $1.4187 ▼ -4.21% SOL $96.7400 ▼ -2.66%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.20 ▼2.62 % ARI 4,673 ▼0.46 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.20 ▼2.62 % ARI 4,673 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Bota

Nga Belgjika në Greqi, europianët ngrihen kundër rritjes së çmimeve

Kostoja në rritje e jetesës ka nxjerrë në rrugë njerëzit nga Belgjika në Greqi, ndërsa grevat kërcënojnë të paralizojnë pjesë të Britanisë, Francës dhe Spanjës në ditët në vijim.
Përhapja e trazirave industriale po kthehet në një problem për qeveritë të cilat janë shpenzuar ndërkohë miliarda në përpjekje për të zbutur efektet dramatike të rritjes së çmimeve, të paktën për personat më të rrezikuar.

Në Bruksel, dyqanet e qendrës tregtare Docks ulën njëri pas tjetrit qepenat, si pjesë e një aksioni të organizuar nga sindikata e punëtorëve, CNE. Një grevë më e gjerë pritet të prekë sektorë të tërë të aktivitetit ekonomik të vendit në mesin e kërkesave për masa konkrete kundër inflacionit galopant.

Sot i mbyllëm të gjithë dyqanet në Docks. Ne kemi shumë sindikaliste këtu, por aksionit iu bashkuan pa hezitim edhe punëtorë të tjerë, si me kontrata të përhershme, ashtu dhe të përkohshme. I ndihmuam në mënyrë që të mos ndëshkohen nga punëdhënësit e tyre, e të mos u rrezikohet puna. Mesazhi që po i  dërgojmë pushtetarëve është se në këtë krizë nuk do të paguajmë vetëm ne, nuk do të paguajë vetëm populli“- shprehet Jalil Bourhidane, punonjës dhe anëtar i  CNE.

Europa u prek nga pasojat e luftës në Ukrainë, e cila po përkeqëson krizën globale të energjisë, inflacionin dhe mungesën e disa produkteve ushqimore. Por fillimi i dimrit, i cili sjell dhe rritjen e faturave të energjisë, si dhe parashikimet e përsëritura të një recesioni në mbarë kontinentin po e përkeqësojnë akoma edhe më shumë situatën.

Në Bruksel, shtëpia e Komisionit Evropian dhe institucioneve të tjera të BE-së, edhe punëtorë të tjerë kanë protestuar kundër inflacionit që po kapërcen 12 përqind — shumë mbi mesataren e 10.7 përqind në të gjithë zonën e euros.

Sindikata më e madhe e vendit, FGTB, kërkon negocim të pagave, ndërsa qeveria kundërshton me pretendimin se se pagat belge janë tashmë të indeksuara me inflacionin – një marrëveshje kjo që nuk është parë në shumicën e vendeve të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.