☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 87.25 ▲0.48%
ARI 4,649 ▲1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $77,485 ▲ +7.74% ETH $2,385 ▲ +4% XRP $1.3881 ▲ +19.07% SOL $91.0300 ▲ +4.26%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 87.25 ▲0.48 % ARI 4,649 ▲1.7 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 87.25 ▲0.48 % ARI 4,649 ▲1.7 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Politika

Nga integrimi në BE te përplasjet me Ramën, pritet seancë maratonë në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të enjte, 14 maj, në orën 10:00, në seancë plenare, ku në fokus pritet të jenë debatet për klimën e investimeve në vend, procesin e integrimit europian dhe një sërë interpelancash me anëtarët e qeverisë.

Sipas rendit të ditës, seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar dhe njoftimet, ndërsa më pas do të zhvillohet një mocion me debat lidhur me problematikat e evidentuara në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri, si edhe gjetjet e progres-raportit të Komisionit Europian.

Në seancën e sotme do të shqyrtohet edhe projektrezoluta “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Një tjetër pikë që pritet të sjellë debat në sallën e Kuvendit është interpelanca me kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga deputeti Tritan Shehu.

Po ashtu, në Kuvend janë thirrur për interpelancë edhe disa ministra. Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu do të përballet me pyetjet e deputetëve Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

Ndërkohë, ministri i Financave Petrit Malaj do të jetë në interpelancë me deputetin Eno Bozdo.

Në rendin e ditës janë parashikuar edhe dy interpelanca me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, të kërkuara nga deputeti Erion Braçe dhe nga deputetët Agron Shehaj e Erald Kapri.


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.