🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.67 ▼0.44%
ARI 3,950 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $76,456 ▼ -0.58% ETH $2,248 ▼ -0.19% XRP $1.2593 ▲ +0.59% SOL $91.0000 ▼ -1.22%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.67 ▼0.44 % ARI 3,950 ▲0.25 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.67 ▼0.44 % ARI 3,950 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Droni dhe radarët në Shkodër, 52 patenta të pezulluara dhe mbi 1,900 gjoba në dy javë

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndërsa në vetëm dy javë janë vendosur 1,908 masa administrative dhe janë pezulluar 52 leje drejtimi.

Kontrollet janë përqendruar te shkeljet që rrezikojnë sigurinë rrugore, veçanërisht tejkalimi i shpejtësisë, parakalimet e gabuara, drejtimi nën efektin e alkoolit, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe mosvendosja e rripit të sigurimit.

Sipas Policisë, gjatë kësaj periudhe janë proceduar penalisht edhe dy drejtues mjetesh, pasi u kapën duke drejtuar automjetet pa leje drejtimi.

Nga 1,908 masat administrative të vendosura, 731 kanë qenë për tejkalim të normave të shpejtësisë, 458 për parkim ose qëndrim të gabuar dhe 361 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Ndërkohë, 106 drejtues janë ndëshkuar për parakalime të gabuara, 33 për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 97 për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 27 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Policia ka vendosur gjithashtu 81 masa për drejtuesit që nuk kanë përdorur kaskën mbrojtëse dhe 14 për automjetet që qarkullonin me xhama të riveshur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.