“Nikada për njohjen?”, Haradinaj: Ne themi “kurrë” për taksën
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pak pas mbledhjes së qeverisë deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga vendimi për taksën ndaj mallrave serbe.
I pyetur nga gazetarët për mundësinë e pezullimit të këtij vendimi, Haradinaj ka thënë se një gjë e tillë ndodhë vetëm nëse ka marrëveshje të gatshme për njohje nga Serbia.
“Jemi në gjendje të pezullojmë taksën nëse është bërë gati marrëveshja për njohje. Ata thonë ‘nikada’ (kurrë) nuk do ta njohim Kosovën, edhe ne po themi kurrë”, deklaroi Haradinaj.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.