🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.99 ▲4.86%
ARI 4,694 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,331 ▼ -2.78% ETH $2,042 ▼ -3.2% XRP $1.3082 ▼ -2.44% SOL $78.7900 ▼ -5.55%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.99 ▲4.86 % ARI 4,694 ▼2.47 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.99 ▲4.86 % ARI 4,694 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Nis në Rinas, ndërtimi i hotelit “MK Hotel” me 5 yje, pjesë e “Lindner Group”

“Sot ia dolëm që në sajë të një pakete lehtësish fiskale për ndërtimin e hoteleve me katër dhe pesë yje, investitorë strategjikë të investojnë në Shqipëri”. Kështu deklaroi ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, sot gjatë ceremonisë së nisjes së punës për ndërtimin e hotelit të ri me 5 yje “MK Hotel” pranë Rinasit, pjesë e “Lindner Group”.

“Pranë aeroportit “Nënë Tereza” do të kemi një oaz, të një hoteli me pesë yje, për ata që do të udhëtojnë nga Rinasi, por edhe për ata që duan të shijojnë bukuritë e kësaj zone. Po ashtu duan të shijojnë jo vetëm kombinimin perfekt të kulinarisë gjermane, por edhe të gjithë pikave të agroturizmit që janë përreth kësaj zone”, – nënvizoi Klosi.

Ministri Klosi tha se “do të jemi pjesë e zgjedhjes së tureve të operatorëve gjermanë, që sot janë nga kompanitë më të mëdha në botë”. Sipas tij, turistët gjermanë po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë si destinacion turistik”.

“Ne duam shumë që sfida jonë 10 milionë turistë të arrihet në vitet 2022-2025. Po ashtu të kemi mundësinë që nëpërmjet këtyre hoteleve që do të ndërtojmë në Shqipëri të kemi mundësinë të ofrojmë sa më shumë cilësi”, – theksoi Klosi.

Sot ia dolëm, vijoi ai, që “si rezultat i votimit në Parlament nga kjo mazhorancë të një pakete lehtësirash fiskale për investitorët strategjikë të hoteleve me pesë yje të marrim një konkretizimin e saj”.

“Opozita na akuzoi se e bëjmë për oligarkët, e bëjmë për grupe të ndryshme, por ja ku jemi sot, ky investim po ndërtohet i ndihmuar nga kjo paketë fiskale për një kompani 100% gjermane, për një kompani të kërkuar nga shumë vende të botës”, – tha Klosi. Qeveria shqiptare nëpërmjet Paketës Fiskale 2018 ka përjashtuar hotelet në pesë vitet e para nga pagesa e tatimit mbi fitimin, teksa ka zbritur TVSH-në në zinxhirin e furnizimit të hoteleve dhe shërbimit të akomodimit në 6% nga 20% që ka qenë më parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.