🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,360 ▼ -0.93% ETH $2,041 ▼ -2.17% XRP $1.3056 ▼ -1.4% SOL $78.9000 ▲ +0.08%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kosova

Një bankë nga Shqipëria së shpejti hapet në Kosovë 

Aktualisht në tregun e Kosovës operojnë 10 banka të ndryshme komerciale, por numri i tyre pritet të rritet.  Kjo pasi nga Banka Qendrore e Kosovës, kanë treguar se janë duke e shqyrtuar një kërkesë për hapjen e një banke të re.

Zyrtari për media në BQK, Kushtrim Ahmeti,  ka treguar për Monitor.al se komisioni është duke e shqyrtuar aplikacion për licencim të një banke.

“BQK është në proces të shqyrtimit të një aplikacioni për licencim bankar”.

Në BQK thonë se pasi të bëhet shqyrtimi në tregun e Kosovë mund të hyjë banka nga Shqipëria “Credins”.

“Mund të ju konfirmoj që tregu bankar në Kosovë vazhdon të jetë atraktiv për bankat e reja që duan të nisin punën në vendin tonë. Sa i përket “Banka Credins Kosovë, ajo ka dorëzuar aplikacionin zyrtar në BQK dhe ai aplikacion është duke u shqyrtuar”.

Ahmeti tuje ka treguar se BQK-ja në zbatim të përgjegjësive ligjore si autoritet licencues i institucioneve financiare në vend, angazhohet në rregullimin e hyrjes në treg të investitorëve potencialë.

“BQK-ja, në zbatim të përgjegjësive ligjore si autoritet licencues i institucioneve financiare në vend, angazhohet në rregullimin e hyrjes në treg të investitorëve potencialë, duke përcaktuar kritere për licencimin e institucioneve, që posedojnë kapital të mjaftueshëm për mbështetjen e aktiviteteve të parapara, që prezantojnë përgatitjet e duhura për vlerësimin dhe monitorimin e rrezikut, politika dhe procedura adekuate për kontrollin e tij, si dhe administratorë me nivel të lartë kualifikimi, profesionalizmi dhe etike”.

Banka nga Shqipëria “Credins”, që po interesohet të vjen edhe në Kosovë është e banka e tretë më e madhe në Shqipëri sipas aktiveve.

Për hapjen e saj në  Kosovë kohë më parë kishte folur edhe Maltin Korkuti, drejtor i Përgjithshëm i Bankës, duke thënë se “pas 16 viteve eksperience në tregun shqiptar, Credins Bank ka vendosur të ndërmarrë një tjetër sfidë, duke e shtrirë aktivitetin edhe në Kosovë”.

Në Kosovë sot operojnë 10 banka komerciale dhe përbëjnë 67.5 për qind të aseteve totale të sektorit financiar.

Produktet dhe shërbimet e tyre përfshijnë llogaritë bankare, kreditë, pagesa vendore dhe ndërkombëtare, kartela bankare, garancione bankare, letër kredi, e-banking.

Qasja në shërbimet e këtyre bankave mundësohet përmes aktualisht 223 degëve dhe nëndegëve, 500 ATM-ve dhe 12,303​ POS dhe 228.745 llogarive e-banking.

Aktiviteti  i tyre dominohet nga kreditë, afati i maturimit të të cilave mund të jetë deri në 15 vjet, varësisht nga lloji i kredisë.

Nga totali i kredive është 2,489 milionë euro, kreditë për ndërmarrjet janë 36.27% ndërsa kreditë për individë  63.51%. Pjesa më e madhe e këtyre kredive absorbohet nga ndërmarrjet e sektorit të tregtisë (50,3% për qind e kredive të ndërmarrjeve), përderisa sektori i industrisë (përfshirë minierat, prodhimtarinë, energjinë dhe ndërtimtarinë) ka 24.27% të gjithsej kredive të ndërmarrjeve. Sektori i bujqësisë aktualisht përbën 3.87%  të gjithsej kredive për ndërmarrje.

Bankat komerciale në Kosovë kanë strukturë të ndryshme aksionare. Tetë prej tyre janë banka me kapital të huaj dhe dy me kapital vendor./Monitor.al/.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.