☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.45 ▼1.29%
ARI 4,044 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,170 ▼ -1.53% ETH $2,325 ▼ -1.75% XRP $1.2925 ▼ -2.63% SOL $100.4000 ▼ -2.46%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.45 ▼1.29 % ARI 4,044 ▼0.2 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.45 ▼1.29 % ARI 4,044 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Një i vdekur dhe dy të plagosura në Majac të Podujevës

Një person ka humbur jetën dhe dy gra kanë mbetur të plagosura sonte në fshatin Majac të Podujevës.

ryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka bërë të ditur se, viktima është një djalë, ndërsa të plagosura janë dy gra, njëra prej të cilave rreth 70 vjeç.

E plagosura tjetër dyshohet të jetë edhe e dyshuara e rastit, e cila, sipas informacioneve fillestare, dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Kurse shefi i Emergjencës në Podujevë, Arben Beqiri, ka konfirmuar se janë plagosur rëndë dy gra, të cilat sipas tij, janë në gjendje të rëndë.

“Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Dy të tjerat janë të plagosura rëndë, në gjendje të rëndë. Janë transferuar për Prishtinë”, ka thënë ai pë mediat.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me rrethanat e ngjarjes, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar plotësisht rastin.

Vritet një person në Podujevë

Një person është vrarë sonte në Majac të Podujevës. Ngjarjen tragjike e ka konfirmuar Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“E konfirmoj rastin e vrasjen së një personi në Podujevë dhe se prokurorja e rastit është duke shkuar në vendngjarje”, ka theksuar Gashi.

Policia e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar e as nuk ka dhënë detaje për rastin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.