Kronika
Një shqiptar mes 4 të arrestuarve për terrorizëm në Itali
Katër persona u arrestuan në aeroportin e Kataniaa, Itali, pasi dyshohen se kanë lidhje me terrorizmin dhe konsiderohen me rrezikshmëri të lartë.
Njëri prej tyre, shtetas sirian ishte drejtuar për në Mançester, ndërsa tjetri, një shqiptar 20-vjeçar do të nisej për në Maltë. Për shkak të dokumenteve false, ekspertët e antiterrorit në Itali e cilësuan shqiptarin Erol Hasanaj, si person me rrezikshmëri potenciale për kryerjen e akteve terroriste.
Policia italiane arrestoi edhe dy shtetas nga Malta, Chiaka Keita, 35 vjeç, dhe Samake Beyakea, 28 vjeç, të cilët u vunë gjithashtu në pranga pasi posedonin leje qëndrimi dhe karta identitetit italiane false.