☁️
Tiranë 8°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 97.97 ▲2.63%
ARI 4,849 ▼0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $71,152 ▼ -4.03% ETH $2,200 ▼ -5.61% XRP $1.4671 ▼ -3.39% SOL $90.3400 ▼ -4.63%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 97.97 ▲2.63 % ARI 4,849 ▼0.97 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 97.97 ▲2.63 % ARI 4,849 ▼0.97 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Një tjetër kandidat për deputet ikën nga listat e PD-së

Një tjetër kandidat nga listat e PD-së është tërhequr nga kandidimi si deputet. Bëhet fjalë për Sulejman Gjanën, kryetari i PLL.

Ai ishte renditur i katërti në listën e PD-së në Dibër. Gjana e quan të papranushme renditjen në vendin e katërt.

“Ju njoftoj se dje në mëngjes lajmërova kryetarin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha se, nuk e pranoj renditjen e emrit tim në vendin e katërt të listës së PD në Qarkun e Dibrës.

Këtë vendim e mora pasi të shtunën zhvilluam një mbledhje të kryesisë të PLL, pas shumë konsultimesh me miq e dashamirës të mi dhe të Legalitetit, por edhe pas një reflektimi të thellë mbi realitetin e ri që krijoi marrëveshja Basha-Rama dhe perspektiva e maxhorancës dhe opozitës së ardhshme.

Fakti që unë kam bindjen se pluralizmi politik në Shqipëri është në rrezik dhe se vlerat dhe kauzat e përqafuara dhe mishëruara prej dekadash nga PLL nuk mund të jenë objekt pazaresh meskine e të cilat nuk lejoj që të nëpërkëmben prej askujt, më përforcojnë qëndrimin tim se as Legaliteti dhe as unë nuk mund të shërbejmë si garniturë apo fasadë.

Për më tepër, renditja e kryetarit të PLL në pozicionin e katërt të listës së PD në Qarkun e Dibres, jo vetem që është e padenjë dhe fyese për mua personalisht dhe PLL, por është edhe një tregues i qartë se PD nuk e dëshiron prezencën e PLL në Parlament as zërin e shtresave që ne përfaqësojmë, dhe si rrjedhojë as edhe bashkëpunimin me ne.

Besoj se legalistët dhe simpatizantët e PLL do të kuptojnë siç duhet thelbin e vendimit tim që, në vazhdim, do të sqarohet më gjerësisht nga unë por edhe me një deklaratë politike të PLL”, shkruan ai në Facebook.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.