☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,981 ▲ +0.36% ETH $2,264 ▲ +0.4% XRP $1.2498 ▼ -0.32% SOL $94.5400 ▼ -1.54%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

“Nuk do të ketë më kontrolle pa paralajmërim”, Rama: Inspektorët do pajisen me kamera inteligjente

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në mënyrën e kryerjes së kontrolleve dhe inspektimeve ndaj bizneseve. Përmes një videomesazhi të publikuar në Facebook, Rama deklaroi se nuk do të ketë më kontrolle rutinë pa paralajmërim, ndërsa theksoi se qëllimi i inspektimeve duhet të jetë ndihma ndaj bizneseve për të respektuar ligjin dhe standardet, dhe jo kapja e tyre në shkelje.

Sipas Ramës, inspektori nuk duhet të paraqitet në biznes si një “skenë krimi”, por si përfaqësues i shtetit që njofton, mbikëqyr dhe ndihmon subjektin të korrigjojë problematikat.

“Kontrollet e inspektimeve duhet të kalojnë testin e besës. E para, nuk duhet të ketë më asnjë kontroll pa paralajmërim. Inspektori nuk vjen te dera e biznesit me një skenë krimi, por si shteti që njofton, që mbikëqyr dhe të ndihmon të korrigjosh. Qëllimi ynë nuk është t’i kapim subjektet në gabim, por t’i ndihmojmë të përmirësohen në zbatimin e ligjit dhe përmbushjen e standardeve që janë interesi ynë i përbashkët”, u shpreh Rama.

Rama njoftoi edhe një tjetër ndryshim në mënyrën e ushtrimit të kontrolleve. Sipas tij, së shpejti çdo inspektor që do të kryejë një kontroll në emër të shtetit do të jetë i pajisur me kamerë inteligjente trupore dhe uniformë.

“Që ta dish kush është, kë përfaqëson dhe ai vetë ta dijë se është i mbikëqyrur nga Inspektori i Përgjithshëm”, u shpreh Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.